Connect with us
SKY

La Liga

Reali merr lajm të keq, Bellingham jashtë fushave deri në tre javë

Published

on

Jude Bellingham do të jetë jashtë fushave të blerta deri në tre javë, për shkak të një lëndimi që pësoi në fitoren e Real Madridit ndajt Gironas me shifrat 4-0.

Bellingham është diagnostikuar me një ndrydhje të shkallës së lartë në kyçin e këmbës së majtë dhe ai do të humbasë ndeshjet e ardhshme.

Stafi mjekësor i Real Madridit pret që Bellingham do të jetë jashtë për 2-3 javë, duke shpresuar për rikthimin e tij ndaj Leipzig më 7 mars, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Përndryshe, mesfushori anglez realizoi dy gola të bukur në këtë takim, duke arritur në shifrën e 20 golave në total në të gjitha garat.

Continue Reading
Advertisement

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text