Connect with us

La Liga

Reali i tregon Gironas kush është “bossi” për titull

Published

on

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Gironas, me rezultat 4-0, në kuadër të xhiros së 24-të në La Liga.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Vinicius Junior në minutën e 6′, pas një asistimi nga Federico Valverde.

Për golin e dytë u përkujdes Jude Bellingham, i cili realizoi një supergol në minutën e 35′.

Në pjesën e dytë, Bellingham shënoi edhe njëherë në minutën e 54′, për golin e tretë të Realit dhe të dytin personal në ndeshje.

Golin e fundit e shënoi Rodrygo për rezultatin përfundimtar 4-0.

Real Madridi pas fitores mbetet në vendin e parë me 61 pikë, pas 24 ndeshjeve, me pesë pikë larg Gironas në pozitën e dytë.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text