Real Madridi ashtu siç pritej, ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Deportiva Minera, për t’u kualifikuar në raundin e 16-të të Kupës së Mbretit.
“Los Blancos” siguruan avancimin tutje me një triumf 0:5, sfidë që e dominuan në përgjithësi.
FedericoValverde me një goditje të fortë vollej nga afërsia e zhbllokoi rezultatin për të kaluar Realin në epërsi (5’).
Ndërsa, ishte Edouardo Camavinga që dyfishoi epërsinë pas asistimit të Fran Garcias (13’).
Për golin e tretë u përkujdes talenti turk Arda Guler, me një gol të bukur nga distanca (28’).
Kurse, golin e katërt e realizoi Luka Modric me një supergol pas asistimit të Diaz (55’). Çuditërisht, për kroatin ishte goli i parë në karrierë që e shënon në Kupën e Mbretit.
Fitoren e madrilenëve në fund e vulosi Guler, për të cilin ishte goli i dytë në këtë sfidë (89′).
Reali në raundin tjetër kundërshtarin do ta mësojë pas hedhjes së shortit.