Real Madridi po vazhdon të përballet me lëndime, i fundit është Rodrygo Goes, i cili është kthyer nga kombëtarja e Brazilit me një dëmtim.
Rodrygo është në dyshim të paraqitet për Los Blancos në duelin e së dielës në kuadër të La Ligas.
Sipas mediave spanjolle, sulmuesi ani se luajti 90 minuta me Brazilin ndaj Argjentinës, e ka përfunduar ndeshjen me dhimbje.
22-vjeçari mbërriti në Madrid herët të enjten në mëngjes dhe, pas disa orësh pushimi, ai shkoi në Valdebebas, në kompleksin stërvitor të Real Madridit.
Ai qëndroi brenda në palestër dhe nuk doli në fushë me bashkëlojtartët e tij për shkak të një goditjeje që i shkaktoi ënjtje në gju.
Ai tashmë i është nënshtruar analizave për ekzaminimin e dëmtimit, të cilat do të vazhdojnë edhe sot (e premte); siç qëndrojnë gjërat, stafi i klubit është i bindur se çështja nuk është asgjë serioze.
Ata shpresojnë se çështja do të zgjidhet me trajtimin e fizioterapisë dhe se lojtari do të jetë i disponueshëm në ato që janë javët vendimtare përpara si në La Liga ashtu edhe në Champions League
Megjithatë, për momentin, Rodrygo nuk ka gjasa të luajë në ndeshjen kundër Cadiz.
Përndryshe, Real Madridi është ballafaquar me lëndime të shumta, me Viniciusin që gjithashtu u lëndua me kombëtaren braziliane, dhe i cili do të jetë jashtë fushave të blerta deri në fillimin e vitit të ardhshëm.