Home
Real Madridi i ka dal në mbrojtje lojtarit të tyre
Published
2 years agoon
Real Madridi i ka dal në mbrojtje lojtarit të tyre, Vinicus Jr.
Së fundmi, në emisionin ‘El Chiringuito’ presidenti i Shoqatës Spanjolle të Agjentëve të Futbollit, Pedro Bravo e ka ofenduar anësorin e Realit, Vinicius Jr.
Kur Vini shënon ai feston duke kërcyer, e kjo ka bërë që Bravo ta cilësojë veprimin e tij si një majmun.
“Nëse doni të kërceni samba, shkoni në sambadrom, këtu ajo që duhet të bëni është të respektoni kolegët tuaj dhe të ndaloni së vepruari si majmun”, u shpreh ai.
Më pas në llogarinë e tij në ‘Twitter’, i njëjti kërkoi falje, duke thënë se e kishin keqinterpretuar deklaratën e tij.
“Dua të sqaroj se shprehja “duke luajtur majmunin” që kam keqpërdorur për të përshkruar kërcimin e festimit të golit të Vinicius është bërë në mënyrë metaforike (“duke luajtur marrëzi”). Duke qenë se qëllimi im nuk ka qenë të ofendoj askënd, sinqerisht kërkoj falje. Më vjen keq”, tha Bravo.
E lidhur me këtë ka reaguar vetë klubi mbretëror, duke thënë se do marrin veprime ligjore për ata që ofendojnë në baza racore lojtarët e tyre.
Më poshtë e gjeni deklaratën zyrtare të ekipit:
“Real Madrid CF hedh poshtë të gjitha llojet e shprehjeve dhe sjelljeve raciste dhe ksenofobike në fushën e futbollit, sportit dhe jetës në përgjithësi, siç janë komentet për keqardhje dhe fatkeqe të bëra orët e fundit ndaj lojtarit tonë Vinicius Junior.
Real Madrid dëshiron të tregojë gjithë dashurinë dhe mbështetjen e tij për Vinicius Junior, një lojtar që e kupton futbollin si një qëndrim ndaj jetës bazuar në gëzim, respekt dhe sjellje sportive.
Futbolli, që është sporti më global që ekziston, duhet të jetë shembull vlerash dhe bashkëjetese.
Klubi ka udhëzuar shërbimet e tij ligjore që të ndërmarrin veprime ligjore kundër kujtdo që përdor shprehje raciste ndaj lojtarëve tanë”.
You may like
Home
Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian
Published
1 month agoon
9 September 2024Genc Nuza do ta gjykojë ndeshjen kualifikuese për Evropianin U21.
UEFA i beson përsëri gjyqtarëve nga Kosova për të ndarë drejtësinë në kompeticione të nivelit të lartë.
Ndeshja e grupit H, Slovenia U21 – Qipro U21 do të gjykohet nga gjyqtari i Kosovës, Genc Nuza.
Në këtë ndeshje, që do të zhvillohet në stadiumin “Mestni Stadion Fazanerija” në Murska Sobota, gjyqtari Nuza do të asistojë nga Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 10 shtator, me fillim në orën 18:00. /Gazeta Olle/
Futbollisti i Bayern Munchenit, Joshua Kimmich është bërë kapiten i ri i Gjermanisë.
Ky vendim u mor gjatë ditës së djeshme nga selektori Julian Nagelsmann, pas pensionimit të Ilkay Gundoganit.
29-vjeçari do ta udhëheq “Die Mannschaft” në garën e Nations League.
Ndeshjen e parë të këtij edicioni, kombëtarja gjermane do ta luajë të shtunën kundër Hungarisë.
Nga viti 2016-të, Kimmich shiritin e kapitenit të Gjermanisë e ka bartur shtatë herë.
Kombëtarja e udhëhequr nga Nagelsmann, është në grupin e 3-të të ligës A, me Hungarinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Holandën.
Home
Debutim ëndrrash për Albion Rrahmanin, Sparta e Pragës kualifikohet në Ligë të Kampionëve
Published
1 month agoon
27 August 2024Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Indrit Tuci, Qazim Laçi e Kastriot Imeri janë shqiptarët që sot siguruan me skuadrat e tyre përkatëse Ligën e Kampionëve.
Sparta e Pragës fitoi 2:0 ndaj Malmos, ndërsa Young Boys e mposhti 1:0 Galatasarayn, për ta mundësuar këtë.
Te gjiganti çek luajnë katër futbollistë të cilët përfaqësojnë Shqipërinë apo Kosovën, teksa te Young Boys luan Kastriot Imeri që përfaqëson Zvicrën.
Albion Rrahmani pati debutim ëndrrash, pasi 14 minuta pasi hyri në fushë, ia doli të shënonte për rezultatin përfundimtar.
Sparta e Pragës kishte fituar në udhëtim 2:0 një javë më parë, teksa edhe sot triumfoi me të njëjtin rezultat, për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.
Nga minuta e parë vetëm Qazim Laçi startoi, por në pjesën e dytë u inkuadruan dyshja kosovare, Albion Rrahmani e Ermal Krasniqi, teksa minuta nuk pati për Indrit Tucin.
Për skuadrën çeke shënoi fillimisht Haraslin në minutën e 80-të nga penalltia, teksa tre minuta më vonë ylli i Kosovës realizoi për rezultatin përfundimtar 2:0.
Pas kësaj fitore, Sparta e Pragës kualifikohet në Ligë të Kampionëve pas 18 vitesh mungesë, teksa futbollistët shqiptarë të lartëcekur do të paraqiten për herë të parë në garën më të fortë për klube në Evropë.
Në anën tjetër edhe Kastriot Imeri, e ka siguruar Ligën e Kampionëve me skuadrën e tij, Young Boys, pasi befasuan gjigantin turk, Galatasaray, duke e mposhtur në të dy ndeshjet, por për mesfushorin kosovar me nënshtetësi zvicerane nuk pati minuta në këtë përballje.
Numrin e shqipëtarëve në Ligën e Kampionëve pritet ta shtojnë Arbër Hoxha e Edon Zhegrova me klubet e tyre, Dinamo Zagreb e Lille, pasi kanë shënuar fitore të thella në ndeshjet e para, teksa nesër do t’i kenë ndeshjet e kthimit.