AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Real Madridi gabon rëndë, mposhtet në udhëtim nga Espanyoli

Real Madridi gabon rëndë, mposhtet në udhëtim nga Espanyoli

Real Madridi ka gabuar rëndë, duke pësuar humbje 1:0 në udhëtim te Espanyol, por Mbretërit vazhdojnë të mbesin në vendin e parë në LaLiga për të paktën edhe këtë javë.

Mbretërit ishin në një seri pozitive, me pesë fitore radhazi në të gjitha garat dhe asnjë humbje në shtatë takimet e fundit në LaLiga, por kësaj ecurie sonte i erdhi fundi.

RCDE Stadium (Cornella de Llobregat) ishte pritëse e takimit të sotëm, ku skuadra e Carlo Ancelottit e dominoi tërësisht takimin, por nuk arritën t’i konkretizonin rastet.

Pjesa e parë ishte e plogësht nga të dy anët, ndonëse u posedua krejtësisht nga Mbretërit.

Pas 45 minutave pa gola, në pjesën e dytë, Real Madridi pati shumë raste shënimi, ku dështuan një pas një, e në anën tjetër vendasit në rastin e vetëm realizuan.

Goli i fitores erdhi në minutën e 85-të i shënuar nga Romero.

Me rezultatin 1:0 në të mirë të Espanyol përfundoi takimi.

Real Madridi kështu e pëson humbjen e tretë sezonale, ndonëse mbetëtë në krye të LaLigës me një pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Atletico Madrid, pas 22 xhirove të zhvilluara.

Resize text