AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Real Madridi fiton vetëm pas vazhdimeve ndaj Celtas, kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Real Madridi fiton vetëm pas vazhdimeve ndaj Celtas, kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Real Madridi është çerekfinalisti i radhës në Kupën e Mbretit.

“Los Blancos” triumfuan 4:2 pas vazhdimeve ndaj Celta Vigos në ndeshjen që u zhvillua në “Santiago Bernabeu”.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me rezultat të barabartë, 2:2.

Kylian Mbappe kaloi vendasit në epërsi me një gol në minutën e 37-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Vinicius Junior e dyfishoi epërsinë në minutën e 48-të pas asistimit të Brahim Diaz.

Celta Vigo ngushtoi rezultatin në minut e 83-të me një gol të shënuar nga Bamba.

E në minutat shtesë, Celta Vigo shënoi një tjetër gol nga penalltia për ta dërguar kështu ndeshjen në vazhdime.

E në vazhdime, Real Madridi shënoi tre gola tjerë për ta siguruar kualifikimin tutje.

Fillimisht, Endrick në minutën e 108-të shënoi për 3:2, kurse katër minuta më vonë, Valverde me një super gol shënoi për 4:2.

Në minutën e 119-të, Endrick shënoi edhe një gol tjetër për epilogun final të kësaj ndeshjeje.

Kësisoj, madrilenët vazhdojnë tutje në fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit, kurse rrugëtimi i Celta Vigos në këtë garë mbaron këtu. /Gazeta Express/

Resize text