Real Madrid pas Nkunku

0 0
Read Time:35 Second

Christopher Nkunku pritet të jetë një nga emrat më të lakuar në merkaton e ardhshme.

Ylli i RB Leipzig, Nkunku ishte një nga lojtarët që u kërkua shumë në fillimin e merkatos së verës së kaluar, por ai vendosi të qëndronte te Leipzig.

Interesimi për Nkunku pritet të kthehet i njëjtë në verën tjetër, me dy skuadra tashmë që janë duke punuar për të.

Sipas ‘Fichajes’, Real Madrid duan të rivalizojnë Chelsea për nënshkrimin e Nkunku.

Raportimet bëjnë të ditur se Nkunku është prioritet i Real Madrid, pasi nuk do të nënshkruajnë me Kylian Mbappe.

Nkunku sezonin e kaluar ishte lojtari më i mirë në Bundesliga, duke arritur shifra dyshifrore në gola dhe në asiste.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %