Connect with us
SKY

Home

Real Madrid kryeson La Ligan

Published

on

Real Madrid ka arritur të marrë një fitore ndaj Betis në Santiago Bernabeu me rezultatin 2-1.

Vinicius Jr ishte ai që arriti të kalonte në avantazh i pari me një gol shumë të bukur, pasi u asistua mjeshtërisht nga Alaba.

Por pak minuta më pas, në të 17-tën, ishte Betis që barazoi rezultatin me anë të Canales duke e mbyllur me rezultatin 1-1 pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, në minutën e 65-të, Valverde asistoi për Rodrygo dhe braziliani nuk gaboi përballë portës duke kaluar në avantazh Real Madrid.

Statistikat në 90 minuta folën për “Los Blancos” dhe tre pikët i sigurojnë vendin e parë në La Liga në kuotën e 12 pikëve.

Continue Reading
Advertisement

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text