Connect with us

Home

Real Madrid humb vendin e parë

Published

on

Real Madrid ka bërë një hap të gabuar në ndeshjen ndaj Osasuna.

‘Mbretërit’ nuk kanë arritur të ndalin të tri pikët në shtëpinë e tyre, duke luajtur baras 1:1 kundër Osasuna, shkruan lajmesportive.net.

Reali kaloi në epërsi me golin e brazilianit Vinicius Junior, pak para se të mbyllej pjesa e parë, në minutën e 42′.

Megjithatë, Osasuna gjeti forcën të reagonte me anë të Garcia, kur po luhej minuta e 50′.

Reali mund të rikthente epërsinë në minutën e 78′ kur Unai Garcia shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq, por Karim Benzema gaboi nga pika e bardhë.

Benzema gjeti golin në minutën e 81′, por VAR anuloi për pozitë jashtë loje.

Me këtë barazim sot, Real Madrid i ka dhënë pozitën e parë Barcelonës, ndonëse janë baras me pikë (19 secila).

Osasuna shkon në 13 pikë me barazimin sonte.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text