Connect with us

Bundesliga

Reagimi i Kane për largimin e Tuchel

Published

on

Ditë më parë, Bayern Munich njoftoi se në fund të sezonit do të ndërprejnë bashkëpunimin me trajnerin Thomas Tuchel dhe për këtë ka reaguar edhe sulmuesi Harry Kane.

“Klubi ka marrë vendimin. Ne duhet të tregojmë përgjegjësi tek trajneri, përgjegjësinë tonë tek klubi, të japim gjithçka që kemi për këtë sezon.”, tha Kane, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

Për shkak të rezultateve negative në javët e fundit në të gjitha garat, bavarezët morën vendim që ta ndërprejnë bashkëpunimin me trajnerin 50 vjeçar.

Continue Reading

Bundesliga

Xhaka me Bayerin fitojnë në Berlin

Published

on

Bayer Leverkuseni kthehet me tre pikë nga Berlini, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Union Berlinin. 

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, ka treguar lojë më të mirë dhe me meritë mori pikët e plota. 

Granit Xhaka është paraqit nga minuta duke treguar angazhim të madh. 

Për Bayerin shënuan Frimpong (2′), Schick (71′) dhe për vendasit Jeong Woo-Yeong (29′). 

Bayer renditet në vend të tretë me 23 pikë pas javës së 12-të dhe Union Berlini në të 12-tin me 16 pikë.

Continue Reading

Bundesliga

Dortmund fiton thellë, Xhaka shënon për fitoren e Leverkusen

Published

on

Në ndeshjet e Bundesligës që u luajtën sot, Borussia Dortmund arriti një fitore të bindshme 4:0 ndaj Freiburg, duke e ngritur veten në vendin e 5-të në renditje, shkruan LajmeSportive.

Me këtë rezultat, Dortmund kaloi Freiburg në tabelë, duke treguar dominim të qartë në ndeshje.

Nga ana tjetër, Bayer Leverkusen mundi Heidenheim 5:2 në një përballje të hapur dhe me shumë gola.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje shënoi Granit Xhaka.

Ky rezultat i mundësoi Leverkusen të ngjitej në vendin e 4-të në klasifikim, duke u konsoliduar më tej në zonën e sipërme të tabelës.

Continue Reading

Bundesliga

Bayern Munich fiton ndaj St.Paulit, Leverkusen ndalet nga Bochum, mposhtet Borussia Dortmund

Published

on

Bayern Munich ka vazhduar me fitore në Bundesliga, duke e mposhtur St.Paulin 1:0, e në anën tjetër Leverkusen barazoi 1:1 me Bochum, kurse Borussia Dortmund pësoi humbje 3:1 nga Mainz.

Bavarezët tani janë në një seri të mirë prej pesë fitoreve radhazi në të gjitha garat, teksa janë në krye të elitës gjermane.

Golin e vetëm të takimit ndaj Saint Paulit e shënoi Jamal Musiala në minutën e 22-të, që është një nga golat më të mirë të shënuar deri më tani këtë sezon.

Pas 10 ndeshjeve, Bayern Munich ka 26 pikë të grumbulluara, gjashtë më shumë se Leipzig i vendit të dytë, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kampioni i Gjermanisë në anën tjetër nuk arriti ta mbante rezultatin, duke barazuar 1:1 me Bochumin.

Golin e vetëm për Leverkusen e shënoi Patrik Schick minutën e 18-të, ndërsa për barazimin e rezultatit në minutën e fundit shënoi Miyoshi.

Leverkuseni nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin, pasi sezonin e kaluar e fitoi titullin pa asnjë humbje.

Ata renditen në vendin e katërt pas 10 xhirove, me 17 pikë të grumbulluara, nëntë pikë më pak se lideri Bayern Munich.

Sezonin veç më keq e ka nisur Dortmund, që tani ka pësuar humbje 3:1 ndaj Mainz.

Dortmund ishte me një lojtar më pak nga minuta e 27-të e takimit, pasi Emre Can u ndëshkua drejtpërdrejtë me të kuq.

Lee Jae-Sung dhe Burkardt shënuan për Mainz në pjesën e parë, ndërsa Guiirassy për Dortmundin, dhe me rezultat 2:1 u mbyllën 45 minutat e parë.

Nebel shënoi për 3:1 në minutën e 54-të dhe nuk pati më gola në vazhdim.

Dortmundi tani renditet në vendin e shtatë në Bundesliga.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text