Connect with us

UEFA EURO 2024 Qualification

Rashica në dyshim për sfidën ndaj Bjellorusisë

Published

on

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica është në dyshim për sfidën e nesërme ndaj Bjellorusisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Kështu tregoi trajneri Alain Giresse, në konferencë për shtyp, i cili theksoi se gjendja e tij do të përcjellet në stërvitjen e fundit.

Ndërkohë, trajneri francez theksoi se Mirlind Kryeziu do të jetë i gatshëm.

“Nuk e kemi të qartë nëse do të jetë në ndeshje, që ta ballafaqoj ndeshjen me ritmin e plotë, gjendja e tij fizike është duke përcjellur, Mirlind Kryeziu nuk ka qenë në dispozicion në ndeshjen e kaluar, dhe është i gatshëm për nesër”, u shpreh Giresse.

Kosova do të përballet nesër me Bjellorusinë në Budapest, duke filluar nga ora 20:45.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text