AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Rabiot : Jemi në rrugën e duhur

0 0
Read Time:57 Second

Adrien Rabiot i ka dhënë fund ecurisë negative të tij pa shënuar gol. Pas 50 ndeshjeve ‘agjërim’, lojtari gjeti rrjetën.

Juventus ka fituar 3:1 mbrëmë në përballje me Maccabi Haifa, në një ndeshje ku shënoi edhe mesfushori francez, Rabiot.

Lojtari ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes, duke u shprehur i lumtur për golin, por më shumë për fitoren e skuadrës, që dëshmon se janë në rrugë të mirë për t’u kthyer te suksesi.

“Jam i lumtur, mbi të gjitha për qëndrimin e skuadrës. Jam i lumtur që shënova, por siç kam thënë më herët, pjesa e rëndësishme është që skuadra të fitojë”, ka thënë Rabiot.

“Po jap 100% në fushë dhe në stërvitje, trajneri më beson, është e rëndësishme për të të ketë një lojtar që sjell balancë në skuadër. Mund të shënojë gola po ashtu, e dëshmova sonte. Jam i lumtur, kishim vështirësi këtë sezon, por fitorja ndaj Bologna dhe kjo ndaj Maccabi, po bëjmë mirë”, shtoi lojtari.

Goli i Rabiot ishte i pari për të pas 50 ndeshjeve. Për të fundin herë, ai kishte shënuar në majin e vitit 2021, ndaj Bologna. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=