Connect with us

Home

Pulisic mbetet në Chelsea

Published

on

Christian Pulisic duket se megjithatë do të mbetet në ‘Stamford Bridge’.

Ylli amerikan, Pulisic është lidhur me një largim të mundshëm nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar, por situata duket se nuk ka shkuar sipas planeve të ‘Bluve’.

Raportime të ‘The Athletic’ bëjnë të ditur se Christian Pulisic do të vazhdojë aventurën e tij me Chelsea edhe këtë sezon.

Interesim për lojtarin pati nga skuadra si Manchester United, Newcastle United, por edhe nga klube nga Italia e Spanja.

23 vjeçari do të ketë mundësi të dëshmojë veten e tij edhe një sezon, para publikut në Londër.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text