Kombetarja Shqiptare
Publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë, ndryshime nga porta në sulm
Published
11 months agoon
Shqipëria luan ndeshjen përmbyllëse të këtyre eliminatoreve në kuadër të Euro 2024, teksa kuqezinjtë presin në Air Albania, Ishujt Faroe. Të besuarit e trajnerit Silvinjos tashmë e kanë të garantuar pjesëmarrjen në Europianin e verës së ardhshme në Gjermani, por do të tentojnë edhe vendin e parë në grup, ku iu mjafton edhe vetëm një pikë.
Trajneri Sylvinho ndërkohë ka hapur letrat sa i takon formacionit teksa ka pesë ndryshime nga 11-tëshja e fundit që luajti ndaj Moldavisë. Kështu, Strakosha merr vendin në portë ndërsa në mbrojtje Balliu aktivizohet në vend të Hysajt. Në mesfushë pushon Ramadani dhe aktivizohet Bare ndërsa në sulm rikthehet Uzuni dhe Daku në vend të Seferit dhe Cikalleshit.
Formacioni: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Mitaj, Asllani, Bare, Uzuni, Bajrami, Asani, Daku.
You may like
-
Kualifikimi vlen sa një “thesar”, ja sa fiton kombëtarja shqiptare për pjesëmarrjen në Europian
-
Shorti i “EURO 2024” po afron, UEFA bën publike katër vazot, Shqipërinë e pret “grupi i ferrit”
-
As “Forca” e Vushtrrisë nuk mori bileta nga FSHF-ja
-
VIDEO/ Përballja ndaj Ishujve Faroe, tifozët fillojnë festën në Tiranë nën ritmet e “himnit” të kualifikueseve
-
Ashtu si në ndeshjen ndaj Greqisë, Tifozat Kuq e Zi bëjnë gati flamurin madhështor
-
“Bombardohet” me komente faqja zyrtare e FSHF’së: Ku jeni nisë pa ‘Plisat’, ska festë pa ta
Kombetarja Shqiptare
Përballjet me Çekinë dhe Gjeorgjinë, Sylvinho në konferencë: Janë dy ndeshje të vështira! Kombëtarja është e hapur për rikthime
Published
1 week agoon
4 October 2024Trajneri i Kombëtares, Sylvinho zhvilloi një deklaratë për shtyp para përballjeve me Çekinë dhe Gjeorgjinë.
Ai u shpreh se Kombëtarja është e hapur për rikthime, ndërsa përmendi largimin e Zekës dhe Spahiut.
Sylvinho: Kemi bërë zgjedhje kur nuk kemi lojtarë si Daku dhe Manaj, kemi Seferin, Uzunin dhe Muçin, mua më pëlqen, duhet të përshtatemi, kemi Dakun dhe Manajn kemi dy ose tre lojtarë për t’i provuar, Hasani deri më tani mund të jetë përshtatur në pozicionin e tij, kombëtarja është e hapur për Zekën dhe Spahiun, zëvendësuesi i Hasanit ishte Muçolli, lojtarët do shikohen në stërvitje, kombëtarja është e hapur dhe mund të ketë mundësi për t’u rikthyer. Nuk është momenti i këtij lojtari.
A është momenti i duhur për të marrë besimin Muçi?
Sylvinho: Do më duhet të lë dikë jashtë nëse do të marr dy ose 3 lojtarë, ky lojtar… bëmë një ndryshim, ka nevojë për kohë për t’u përshatatur, durim, ai po bën mirë, mund të ketë mundësi me ekipin nga 24 secili do ketë mundësi për të luajtur, qoftë edhe stërvitje, lojtarët do të luajnë këytë javë, shpresoj që të ketë vazhdimësi.
Ai i konsideroi ndeshje të vështira përballjet me Çekinë dhe Gjerogjinë.
Sylvinho: Nuk është eksperiment, por një mundësi që jepet, Zeka dhe Spahiu nuk janë një eksperiment, Spahiu pati disa minuta të luante me Gjeorgjinë, të dy janë mëngjarashë, kombëtarja është e hapur për momente të tjera, kemi dy ndeshje të vështira janë në transfertë, Çekia është e fortë, është grup i vështirë.
Kombëtarja do të përballet më 11 tetor me Çekinë në Pragë dhe më 14 tetor në Tbilisi me Gjeorgjinë.
Kombetarja Shqiptare
“Mesazh përtej sportit”, Duka flet për bashkëpunimin me Serbinë për “EURO 2027”
Published
2 weeks agoon
27 September 2024I pari i futbollit shqiptar, Armand Duka ka dhënë një intervistë për “TV Klan”, aty ku ka folur edhe për ngjarjen e fundit që ka shkaktuar debate të mëdha.
Bëhet fjalë për bashkëpunimin e Federatës Shqiptare të Futbollit me atë të Serbisë, për organzimin e përbashkët të kampionatit europian të vitit 2027, për grupmoshat deri në 21-vjeç.
Pikërisht për këtë ka folur edhe Armand Duka, i cili e ka quajtur si një benefit për futbollin shqiptar, gjersa thotë së kjo do të jetë një “mesazh përtej sportit”.
“E para benefit sportiv është që ekipi jonë i U21 është pjesë e finaleve të europianit, por edhe infrastruktura sportive në Shqipëri ndryshon. Është një benefit tjetër. Bashkëpunimi i Shqipërisë me Serbinë i jep një shans më shumë për ta pasur këtë kampionat në Shqipëri sepse merret si një mesazh përtej sportit”, ka thënë fillimisht Duka për “TV Klan”.
Tutje, ai foli edhe për reagimet që kanë ardhur nga çdo anë, duke nisur nga Kosova e të gjitha trojet shqiptare.
Kombetarja Shqiptare
“Dardanët” reagojnë ashpër kundër bashkëpunimit Shqipëri-Serbi për Euro-U21
Published
2 weeks agoon
27 September 2024Grupi i tifozëve të Kosovës në futboll, “Dardanët” kanë reaguar ashpër pas zyrtarizimit të kandidaturës së përbashkët ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për organizimin e Kampionatit Evropian të futbollit për grupmoshat U21 në vitin 2024.
Në reagimin e tyre, ndër të tjera ta kanë thënë se “po shkelet me dy këmbë mbi gjakun dhe plagët e freskëta të shqiptarëve të kësaj treve dardane”.
Ky është reagimi i plotë i “Dardanëve” pa ndërhyrje:
Dikush ka vendosur qe ta normalizoje bashkepunimin me te ashtuquajturet serbe dhe te ashtuquajturen serbi si kurrgje hiç duke shkelur me dy kembe mbi emocionet, gjakun dhe plaget e fresketa te shqiptareve te kesaj treve dardane. Pak dite pasi kujtuam si popull renien ne detyre te heroit Afrim Bunjaku dhe hyrjen terroriste, barbare e kriminale te çetnikeve te furnizuar me municion armesh nga vendi fqinj hegjemonist, na vjen lajmi zyrtar se nga Tirana paskan vendosur te bashkepunojne me serbine per bashkorganizim te Euro 2027 per grupmoshen U-21. Bashkepunojne me federaten e atyre qe nuk e shqipton asnje denim kur çdo jave klubet serbe shfaqin banderola shoviniste me flamurin e Kosoves te mbuluar me ngjyra te serbise apo kur tifozet e klubeve te beogradit behen nxites e motivues per rikthim te ushtrise serbe ne Kosove, gje qe me pas u perpoq te ndodhe me nje grup terrorist derisa mori pergjigjen e burrave dhe grave heroike te Republikes, te cilet u treguan se pragun e shtepise e mbrojme ne çdo pellembe te tij. Shqiptaret e Kosoves nuk kane nevoje per poshterim moral dhe emocional, por ndihme dhe perkrahje. Ngjarja edhe do te organizohet, por turpi do te jetoje perjete dhe nuk do te falet. Kosova nuk do ta fale. Jo ne emrin tone!