Read Time:32 Second

Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore ndaj Juventusit, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së parë në Ligën e Kampionëve.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me Kylian Mbappen, në minutën e 5’, pas një asistimi nga Neymar. I njëjti lojtar shënoi edhe njëherë në minutën e 22’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Juventusi e ngushtoi epërsinë me Weston McKennie, në minutën e 53’, derisa pavarësisht që pati disa raste për ta barazuar lojën, në fund ndeshja përfundoi me fitoren e parisienëve.
Në ndeshjen tjetër, Juventusi përballet me Benfikën, derisa PSG-ja me Maccabi Haifa.