Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të lehtë ndaj Reims me rezultat 3:0, kështu duke rrëmbyer vendin e parë në Ligue 1. Kjo fitore edhe si rrjedhojë e paraqitjes së jashtëzakonshme të Kylian Mbappes, që shënoi het-trik.
PSG po vinte nga një humbje 2:1 nga Milani në Ligë të Kampionëve, por në Ligue 1 ishte me pikë të plota në katër ndeshjet e fundit dhe kjo seri me ditën e sotme nënkupton që Kampioni i Francës kthehet në vendin që i përket, pra vendi i parë.
Ishte vetëm minuta e tretë kur Ousmane Dembele harkoi mirë dhe Kylian Mbappe shënoi gol të jashtëzakonshëm për 1:0. https://streamable.com/e/1l5mpz
Në pjesën e parë gola më nuk pati, vetëm një i anuluar nga VAR për pozitë jashtë loje për Reims.
Në 45 minutat e dyta, PSG krijoi shumë raste, që pasuan me dy gola të shënuar, të cilët mbanin firmën e Mbappes.
Sulmuesi francez shënoi lehtësisht për 2:0 në minutën e 59-të, kur u asistua shumë bukur nga Carlos Soler. https://streamable.com/e/oa8714
Het-trikun e tij Mbappe e kompletoi në minutën e 82-të kur shënoi për 3:0, me Barcolan që hyri në zonë duke nxjerrë një top shumë të mirë për yllin francez, që nuk e kishte të vështirë të shënonte. https://streamable.com/e/e08env
Gola më nuk pati dhe PSG mori pikët e plota në Reims, kështu për ta rrëmbyer vendin e parë në Ligue 1, mbi Nicen si ndjekësin më të afërt. Reims në anën tjetër rrezikon ta humbasë vendin e katërt pas kësaj humbje.