Mund të ishte regjistruar një fitore më e thellë. “Gjigantët” francezë, të Paris Saint-Germain arritën të triumfonin pa lodhje, mbrëmjen e kësaj të mërkure, teksa në “mitikun” e Parisit, “Parc des Princes” mundën me rezultatin e pastër, 2 me 0, “Baskët” e Real Sociedad, duke kaluar me “një këmbë”, në fazën çerekfinale të UEFA Champions League.
Dy gola në pjesën e dytë mjaftuan për djemtë e teknikut, Luis Enrique, me rrjetën e parë, që nuk mund të mos shënohej nga “ylli” i ekipit, Kylian Mbappe, i cili kap në kohën e duhur një devijim të Marquinhos për të çuar topin në rrjetën spanjolle, në minutën e 58’-të të sfidës dhe vetëm 13 mintua më vonë vjen edhe goli i sigurisë, me “fantazistin” francez, Bradley Barcola, i cili topin në rrjetë pas një sprinti të bukur në krahun e majtë, duke “vulosur” shifrat 2 me 0.
Siç theksuam edhe më lart, pas kësaj fitoreje të madhe, në Paris, kampionët në fuqi, të Ligue 1 mund ta quajnë veten të kualifikuar në fazën e ardhshme, të UEFA Champions League, atë të çerekfinaleve, megjithatë për ta “hipotekuar” totalisht biletën e 1/4-ve, duhet të luhen edhe 90 minutat e radhës, në Spanjës, gjë e cila do të ndodhë mbrëmjen e 5 marsit.