Paris Saint-Germain ka fituar derbin e Ligue 1 kundër Marseille.
Skuadra e PSG ka marrë një fitore minimale në ndeshjen kundër Olympique Marseille.
Parisienët shënuan në fundin e pjesës së parë, me anë të brazilianit Neymar JR.
Neymar shënoi në minutën e 45+1’, i asistuar nga Kylian Mbappe.
Pak para golit, ishte Lionel Messi ai që ishte afër të shënonte, por goditja e tij brilante nga gjuajtja e lirë u ndal në shtyllë.
Marseille mbeti me 10 lojtarë në minutën e 72’, kur Gigot u largua me të kuq. Kjo ia vështirësoi (pamundësoi) barazimin eventual.
Me fitoren e shënuar sonte, PSG shkon në 29 pikë në pozitën e parë, me tri pikë më shumë sesa vendi i dytë. Marseille mbetet në 23 pikë në pozitën e katërt.