Connect with us
SKY

Transfer ZONE

Pse Arsenali ende s’e ka kompletuar marrëveshjen për Calafiorin?

Published

on

Arsenali është duke pritur që Bologna të arrijë marrëveshje me Baselin, në mënyrë që ta kompletojë transferimin e Riccardo Calafiorit.

“Topçinjtë” kanë arritur marrëveshje personale me italianin, megjithatë ende asgjë s’është mbyllur ngase Bologna nuk e ka pranuar ofertën e skuadrës londineze për 22-vjeçarin.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, problemi kyç mbetet ish klubi i Calafiorit, Baseli. Skuadra zvicerane kur e shiti lojtarin për 4 milionë euro vitin e kaluar kishte vendosur edhe një klauzolë lirimi prej 50 për qind në shitjen e radhës.

Askush s’do ta kishte menduar që Calafiori do të rritej kaq shumë brenda një viti, me kartonin që tani i kushton afro 50 milionë euro, andaj Bologna është duke tentuar që pesë ditë ta bind Baselin ta zbres këtë klauzolë.

Arsenali ka plotësuar kërkesat e italianëve duke ofruar 40 milionë eurove, plus 5 milionë euro bonuse, mirëpo tani që Baseli s’po pranon t’i zbresë kërkesat, ata po shpresojnë të fitojnë 50 milionë euro plus bonuset.

Kështu, negociatat mes Arsenalit dhe Bolognas kanë ngecur por ka shpresë që marrëveshja të vazhdojë në fund sepse Calafiori ka zgjedhur fanellën londineze dhe nuk është duke negociuar me ndonjë skuadër tjetër të madhe evropiane.

Ndërkohë, Calafiori pritet të nis parasezonin me Bolognan dhe do t’i bashkohet bashkëlojtarëve dhe trajnerit Vincenzo Italiano më 20 ose 21 korrik.

Continue Reading
Advertisement

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text