Connect with us

Superliga e Kosoves

Prishtina triumfon bindshëm në Ferizaj

Published

on

Prishtina e ka shënuar fitoren e parë të edicionit. 

“Bardhekaltrit” e kryeqytetit të shtunën gjatë ditës fituan 3:1 në udhëtim te Ferizaj, që e pësoi disfatën e parë të edicionit aktual. 

Sunday Akinbule i shënoi dy golat e parë të mysafirëve. Nigeriani 27-vjeçar realizoi në minutën e pestë dhe të 21-të. Në të dyja golat asistues ishte Dion Gallapeni. 

Planet Veseli e ktheu në lojë Ferizajn me gol të shënuar në minutën e 63-të, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta shmangur disfatën. 

Prishtina e drejtuar nga francezi Jean-Michel Cavalli, golin e qetësisë e realizoi me zëvendësuesin Ardian Muja, në minutën e 77-të. 

Prishtina barazoi pa gola në ndeshjen e parë, kurse dueli i xhiros së dytë ndaj Dritës është shtyrë. 

Ferizaj ndërkohë e fitoi takimin e parë ndaj Feronikelit 74 dhe barazoi më pas me Malishevën. 

Në xhiron e katërt, Ferizaj luan në udhëtim te Drita, kurse Prishtina e pret Llapin.

Superliga e Kosoves

E trishtë: Vdes futbollisti Erjon Morina

Published

on

Të enjten në mëngjes fatkeqësisht ka ndërruar jetë futbollisti Erjon Morina.

Ishte babai i tij, Iliri që e konfirmoi lajmin e hidhur për të gjithë përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”.

Ylli babit ike në qiell. Na thave zemrat Erjon! Do jetojmë të ngrysuar me kujtimet me të bukura për ty! Do jesh ylli që do na ndriçon gjithmonë”, shkroi ai.

Erjoni që disa javë ishte në luftë për jetën shkaku i një sulmi që pësoi në fushë, ku fatkeqësisht në fund e humbi betejën.

Klubet e Kosovës kishin dhënë mbështetje për talentin kosovar, ndërsa edhe tifozët “Dardanët” i kishin shpalosur një baner në fitoren ndaj Qipros.

Continue Reading

Superliga e Kosoves

Drita fiton me rezultat komod ndaj Dukagjinit, Prishtina e Gjilani barazojnë

Published

on

Java e 16-të e Superligës së Kosovës nisi me dy ndeshje që u zhvilluan sot. Drita fitoi minimalisht ndaj Dukagjinit, ndërsa përballja tjetër mes Prishtinës e Gjilanit përfundoi me barazim 2:2.

Intelektualët që janë liderët e elitës kosovare dhe do të vazhdojnë të jenë pas fitores së sotme, duke shkuar në nëntë pikë më shumë se vendi i dytë, Malisheva.

Përballja mes Dritës e Dukagjinit u zhvillua në stadiumin sintetik në Gjilan.

Skuadra e Zekirja Ramadanit ishte më e mirë dhe arriti ta mbajë epërsinë e krijuar në pjesën e parë, duke e dyfishuar krejt në fund pastaj.

Golin e parë e shënoi Besnik Krasniqi në minutën e 29-të, kur Iljasa Zulfiu asistoi.

Drita pati një rast ideal me Rron Brojën disa minuta para përfundimit, por goditja e tij u ndal nga shtylla.

Lideri aktual i Superligës e shënoi golin e sigurisë në minutën e fundit me anë të Kastriot Selmanit.

Intelektualët fituan 2:0 dhe tani kanë 37 pikë pas 16 xhirove në Superligën e Kosovës.

Në përballjen tjetër, Prishtina barazoi ndaj Gjilanit.

Kryeqytetasit e nisën shumë mirë, duke krijuar raste të rrezikshme, por të parët që shënuan ishin mysafirët.

Senad Jarovic shënoi për 1:0 në minutën e 28-të, i asistuar nga Oltion Bilalli.

Reagimi i Prishtinës ishte i shpejtë. Leotrim Kryeziu barazoi rezultatin nga penalltia në minutën e 36-të.

Gjilani fitoi një penallti në minutat e fundit të pjesës së parë, por që e njëjta u anulua nga VAR-i.

Prishtina arriti të dilte për herë të parë në epërsi në minutën e 76-të, por gëzimi u ndal, pasi VAR-i e anuloi golin e Kryeziut për pozitë jashtë loje.

Katër minuta më vonë, Leonat Vitija, shënoi gol me kokë pas harkimit nga Gentrit Salihut dhe Prishtina e përmbysi rezultatin në 2:1.

Por Gjilani e ndali këtë gëzim, pasi në minutën e katërt shtesë e barazuan rezultatin në 2:2 me golin e Kushtrim Shabanit.

Me këtë rezultat mbaroi takimi dhe Prishtina momentalisht është në vendin e katërt me 26 pikë, aq sa ka Ballkani në vendin e tretë. Në anën tjetër, Gjilani gjendet në vendin e gjashtë me 18 pikë.

Continue Reading

Superliga e Kosoves

Prishtina e Malisheva iu gëzohen fitoreve të vonshme

Published

on

Si Prishtina ashtu edhe Malisheva i kanë fituar pikët e plota në përballjet ndaj Dukagjinit, respektivisht Gjilanit.

Më interesante është fakti se të dy skuadrat realizuan në minutat e fundit të kohës shtesë për t’i arkëtuar pikët e plota.

“Bardhëkaltërit” triumfuan me rezultat 0:1 në udhëtim te Dukagjini, sfidë që doli të jetë mjaftë e hapur.

Prishtina në fakt shënoi një herë përmes Sunday Akinbule (86’), mirëpo që VAR-i e anuloi shkaku që lojtarit kishte faullur portierin vendas para se ta finalizonte goditjen.

Sidoqoftë, heroi i Prishtinës doli të jetë Leonat Vitija, që realizoi me kokë në aksionin e fundit (90+7’).

Prishtina tani renditet në pozitën e katërt me 25 pikë, ndërsa Dukagjini qëndron në pozitën e tetë me 17 sosh.

Në anën tjetër, Fatijon Bunjaku ia ka fituar Malishevës pikët e plota në udhëtim te Gjilani me një eurogol vollej.

Ndeshja ishte shumë e barabartë me raste nga të dy skuadrat por që iu mungoi finalizimi deri në fund. Kur të gjithë menduan se përfundoi gjithçka, në skenë doli Bunjaku që me një vollej e la të shtangur portierin e Gjilanit (90+6’).

Me këtë fitore, Malisheva merr vendin e dytë në tabelë me 28 pikë kurse Gjilani qëndron në pozitën e gjashtë me 17 sosh.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text