
Malisheva ka marrë një fitore të madhe përballë skuadrës së Prishtinës.
Skuadra e Ismet Munishit, Prishtina është mposhtur në udhëtimin e saj në Malishevë.
‘Bardhekaltërit’ dolën pa pikë, pasi u mposhtën 2:1, me Malishevën që vulosi ndeshjen në minutat e fundit.
Prishtina e pa veten në disavantazh qysh në minutën e 3’, kur Hazrollaj arriti të dërgonte topin në rrjetë.
Prishtina barazoi në minutën e 20’ me golin e Krasniqit, të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, për të shkuar baras në pushim.
Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre, por vetëm Malisheva pati formulën për fitoren.
Ishte minuta e 89’ kur Bajrami dërgoi topin në rrjetën e Ardit Nikës, pasi qëlloi saktë me kokë, pas një harkimi që erdhi nga një ndërprerje.
Me këtë fitore, Malisheva shkon në 18 pikë për pozitën e pestë. Prishtina në anën tjetër mbetet me 23 pikë, në pozitën e tretë. /