AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Prishtina dhe Drita e kompletojnë gjysmëfinalen e Kupës

Prishtina dhe Drita e kompletojnë gjysmëfinalen e Kupës

Prishtina dhe Drita e kanë kompletuar gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Dy skuadrat Bardhekaltër i fituan me lehtësi përballjet përkatëse në fazën e çerekfinales.

Kryeqytetasit e mposhtën Vëllaznimin me rezultat të thellë, 4:0, shkruan “Gazeta Express”.

Golat për prishtinasit i shënuan Yakubu, Bytyqi, Raçi e Shillova, ndërsa Kuqezinjve iu anulua goli i Osman Mëziut në pjesën e parë përmes sistemit VAR.

Ndërkohë, gjilanasit fituan me rezultat identik 4:0 ndaj Prishtinës së Re.

Golat për “Intelektualët” i realizuan Broja, Selmani, Manaj dhe Zulfiu.

Paraprakisht, kualifikimin në gjysmëfinale dje e siguruan Llapi dhe Drenica, të cilët i eliminuan Malishevën respektivisht Ferizajn. /Gazeta Express

Resize text