Connect with us

Home

Prishtina barazon

Published

on

Kanë përfunduar dy ndeshjet e vlefshme për xhiron e dytë të Superligës së Kosovës, me Gjilanin që ka marrë fitoren e dytë, kurse Prishtina ka bërë gabimin e parë.

Ferizaj dhe Prishtina janë ndarë në paqe në ndeshjen e luajtur në Ferizaj, me portat që mbeten të paprekura në atë sfidë.

Skuadra e Ismet Munishit ka bërë kështu gabimin e parë këtë sezon, duke lënë disa dyshime me paraqitjen e tyre.

Gjilani në anën tjetër, në shtëpinë e vet ka ndalur tri pikët, me fitoren 1:0 ndaj Malishevës.

Skuadra e Gjilanit tashmë numëron gjashtë pikë dhe mban pozitën e parë, kurse Malisheva mbetet pa pikë.

Prishtina numëron pikën e katërt, me Ferizaj që merr pikën e parë. 

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text