Connect with us

Kombetarja e Kosoves

Presidenti i Dritës reagon ashpër pas listës së Glihas

Published

on

Presidenti i skuadrës së Dritës në futboll, Valon Murseli, ka reaguar ashpër në llogarinë e tij në Facebook, pas listës së publikuar nga përzgjedhësi Primozh Gliha.

Gliha në listën për ndeshjet kualifikuese të Evropianit për muajin nëntor ftoi pesë lojtarë nga Superliga e Kosovës.

Lumbardh Dellova dhe Qëndrim Zyba janë lojtarë të kampionit të Kosovës, Ballkanit, Ilir Krasniqi dhe Muhamet Hyseni janë anëtarë të Llapit, ndërsa Kenan Haxhihamza është portier i Dukagjinit.

Megjithatë, edhe në këtë listë munguan lojtarët e Dritës. Kjo bëri që presidenti Murseli të reagojë.

“Kombëtarja e Kosovës jo rastësisht e ka prekur fundin. Për lojtarët e FC Drita përsëri nuk ka ftesë nga Kosova, jo pse nuk ka kualitete, por që inatet personale të njerëzve në FFK janë të ulëta ku shkojnë përtej imagjinatës. Kështu ndodhë edhe me futbollistë që po e refuzojnë Kosovën. Nëse nuk i shkojnë për qefi drejtorit të Kombëtares, nuk merr ftesë, nuk ka lidhje pse dëmtohet Kosova. Drejtori i Kombëtares as nga këto rrethana nuk e ka parë të arsyeshme të ftojë futbollistë të Dritës! A e dini pse?! Sepse Drita nuk i nënshtrohet kurrë zhvatësit të pozitës së drejtorit të Kombëtares. Kjo ndodhë sepse sigurisht që i pëlqen kjo sjellje edhe kreu i FFK-së në raport me Dritën. Institucioni i FFK-së nuk duhet të lejojë këso marrëzirash nga një drejtor zhvatës sepse nuk po e dëmton Dritën, por po e dëmton futbollin kosovar”, ka shkruar Murseli në Facebook.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text