AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Premier League/ Nottingham mund Liverpool në “Anfield”, Haaland nderon “Qytetarët” përballë Brentford

Premier League/ Nottingham mund Liverpool në “Anfield”, Haaland nderon “Qytetarët” përballë Brentford

Ishin padyshim sfida plot surpriza, sidomos ajo e “Anfield Road”, mes Liverpool e Nottingham Forest, me këta të fundit që kanë shtangur “Të Kuqtë” e Arne Slot, duke i mundur minimalisht, 0-1.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 72’-të, me ish-talentin e “Bluve”, Callum Hudson-Odoi, që përkthen në gol në pasim perfekt të Elanga, duke “prezantuar” Liverpool me humbjen e parë të sezonit.

Në orën 16:00 zhvilluan përballjen e javës së katërt edhe “Qytetarët” e Manchester City, ku ndryshe nga rivalët e tyre bënë detyrën në “shtëpi”, duke mundur me përmbysje skuadrën e Brentford, me sfidën që u mbyll me shifrat 2-1.

Për miqtë e Brentford goli erdhi nga kongolezi Yoane Wissa, i cili tundi rrejtën e Ederson, që në minutën e parë të sfidës, mirëpo një super Erling Haaland realizoi një dopietë të shpejtë në minutat 19’ e 32’, duke siguruar fitoren për djemtë e teknikut Pep Guardiola.

Ndërkaq, tre përballjet e tjera të orës 16:00 u ndalën në barazime, më konkretisht sfida Brighton-Ipswich Town u mbyll në shifra 0-0, përballja Crystal Palace-Leicester, në shifrat 2-2, ndërsa përplasja e Londrës mes Crystal Palace e West Ham përfundoi me rezultatin 2-2.

Resize text