Aurelio De Laurentiis fillimisht kishte vendosur që ta lejojë Walter Mazzarrin në krye të Napolit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, por më pas e ndërroi mendjen të dielën në mëngjes, dhe Francesco Calzona e pranoi ofertën e kampionit italian brenda “dy sekondave”.
Calzona u emërua trajner i Napolit të hënën, më pak se 24 orë para takimit në Ligën e Kampionëve me Barcelonën në “Diego Armando Maradona”.
Calzona e nisi menjëherë punën e tij sot, kur e zhvilloi seancën e parë stërvitore me Napolin, para ndeshjes së nesërme.
Eksperti italian i futbollit, Matteo Moretto ka shpjeguar në “Caught Offside” se çfarë ndodhi prapa skenave te Napoli, dhe kur De Laurentiis vendosi që të punësojë ish-asistentin e Maurizio Sarrit dhe Luciano Spallettit.
De Laurentiis fillimisht kishte vendosur që t’i jap Mazzarrit kohë dhe ta lejojë atë të mbetet në krye të skuadrës për ndeshjen kundër Barcelonës. Sidoqoftë, ai e ndërroi mendjen e tij të dielën, ditën pas barazimit 1:1 kundër Genoas, dhe vendosi që të thërras Calzonan, i cili e pranoi ofertën brenda “dy sekondave”.
Calzona thirri trajnerin e fitnesit, Francesco Sinattin, i cili kishte punuar në të kaluarën me Spallettin te Napoli. Sinatti momentalisht po punon si trajner fitnesi te kombëtarja italiane, por i është lejuar nga FIGC që ta marr detyrën e njëjtë edhe te Napoli deri në fund të sezonit.
Calzona ka qenë gjithmonë zgjidhja e parë e De Laurentiis, sepse ai e njeh klubin shumë mirë, pasi që kishte punuar aty oër disa vite.
Nëse gjërat shkojnë sipas planit, ai mund të qëndrojë edhe pas qershorit, por tani për tani, ai ka nënshkruar kontratë vetëm deri në fund të sezonit, dhe ai do të marrë drejtimin e Kombëtares së Sllovakisë për Evropianin Euro 2024.