Read Time:42 Second

Graham Potter ka dhënë disa komente pas fitores së Chelsea ndaj Milan.
Chelsea mori një fitore 3:0 ndaj Milan dhe konfirmoi se është në rrugë të mirë për të rigjetur formën.
Pas ndeshjes, disa komente ka dhënë trajneri i ‘Bluve’, Graham Potter, i cili u shpreh i lumtur por bëri të ditur se ka rrugë të gjatë për skuadrën e tij në këtë kompeticion.
“Ishte një natë e mirë për ne. Ne kishim nevojë të luanim mirë. Paraqitja ishte e mirë. Ishte fitore e rëndësishme për ne”, ka thënë Potter.
Tutje, ai foli për gjasat e skuadrës së tij, për t’u kualifikuar tutje.
“Ishte fitore e rëndësishme por akoma kemi rrugë të gjatë për të bërë për të vazhduar në këtë kompeticion”, shtoi ai.
Chelsea ka barazuar pikët me Milan, pas fitores së siguruar mbrëmë.