AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Portugalia siguron kualifikimin, “Luzitanët” dhurojnë spektakël ndaj Turqisë

Portugalia siguron kualifikimin, “Luzitanët” dhurojnë spektakël ndaj Turqisë

Ishte një fitore më se e pritshme. “Luzitanët” portugezë nuk kanë toleruar aspak kundërshtarin pasditen e kësaj të shtune, teksa në “Signal Iduna Park”, të Dortmund mundën me rezultatin e pastër 3 me 0, Turqinë, duke u kualifikuar kështu si e para Grupit F, në fazën e ardhshme, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Një gol i Bernardo Silva, një autogol i Akaydin dhe një gol i Bruno Fernandes mjaftoi që djemtë e teknikut Roberto Martinez të siguronin një 3-pikësh “të artë”, që e vë në pozita tejet komode, para sfidës së fundit me Gjeorgjinë.

Kështu, siç theksuam edhe më sipër, “Luzitanët” ngjiten në kuotën e 6 pikëve dhe pozicionohen të parët në Grupin F, me 3 pikë më shumë se rivalët turq dhe 5 më shumë se Çekia e Gjeorgjia. Ndërkaq, në sfidën e fundit të grupeve, Portugalia do të përballet me debutuesit gjeorgjianë, ndërsa Turqia me Çekinë.

Resize text