Premier League
Pochettino paralajmërohet, nëse Chelsea eliminohet nga Kupa FA atë e pret shkarkimi
Published
8 months agoon
Mauricio Pochettino ka të ngjarë që të shkarkohet nëse Chelsea eliminohet nga Kupa FA, në përballjen e sotme ndaj Aston Villës.
Trajneri argjentinas është vënë nën presion pasi Chelsea u mposht 4:2 nga Wolves në Stamford Bridge të dielën, vetëm katër ditë pasi të kaltrit u mposhtën 4:1 nga Liverpool. Chelsea është në vendin e 11-të në tabelë dhe ka fituar vetëm nëntë nga 23 ndeshjet e tyre në Premierligë këtë sezon. Ata mund të përballen me më shumë vështirësi, kur të mërkurën kur do të vizitojnë Aston Villan në një ndeshje të dytë të raundit të katërt të Kupës FA, pasi ndeshja e parë përfundoi pa gola.
“Nuk do të habitesha nëse Chelsea shkarkonte Mauricio Pochettinon. Chelsea ka shpenzuar kaq shumë para për lojtarë – ata kanë lojtarë të mirë në ekip – por padyshim që nuk po funksionon,” tha ish-sulmuesi i Manchester United Berbatov për Betfair. “Ndeshja e fundit kundër Wolves, kur Chelsea humbi 4:2 në Stamford Bridge, ishte një shembull kryesor i kaosit që po ndodh në fushë. Sigurisht, nuk mund të heqësh qafe të gjithë ekipin. Trajneri është gjithmonë i pari që shkon. Pochettino gjithmonë është përpjekur të thotë se Chelsea ishte një projekt afatgjatë, por në futbollin modern, pronarët e klubeve nuk e kanë këtë. Nëse Chelsea humbet ndeshjen tjetër, mendoj se Pochettino do të shkarkohet.”
Chelsea ka kaluar nëpër katër trajnerë tashmë që kur Todd Boehly udhëhoqi blerjen e tyre në verën e vitit 2022 në një marrëveshje me vlerë deri në 4.2 miliardë funte (5.3 miliardë dollarë). Miliarderi amerikan shkarkoi Thomas Tuchel vetëm një muaj pas fillimit sezonit dhe më pas shkarkoi pasardhësin e tij Graham Potter më pak se shtatë muaj më vonë, duke vendosur Frank Lampard si trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit 2022-23.
Boehly ka shpenzuar më shumë se 1 miliardë funte (1.3 miliardë dollarë) për transferime që kur mori kontrollin e Chelseat. Shpenzimet e egra të londinezëve do të thotë se ata mund të përballen me një akuzë nga Premierligë dhe të marrin pikë minus për shkeljen e rregullave financiare të fair playit , nëse nuk shesin lojtarë për tarifa të mëdha këtë verë.
Të mërkurën, Chelsea përballet me një skuadër në formë si Aston Villa, e cila së fundmi mundi Sheffield United 5:0, për një vend në raundin e pestë të FA Kupës. Ndeshja e tyre e radhës në Premierligë është jashtë ndaj Crystal Palace të hënën.
Premier League
Man Utd ndalet te Villa, Chelsea barazon me Nottinghamin
Published
4 days agoon
6 October 2024Manchester United ka ndarë pikët me Aston Villan, derisa as Chelsea nuk ka arritur t’i fitojë pikët e plota ndaj Nottingham Forestit.
Përballja e “Djajve të Kuq” ndaj Villas ndoshta mund të jetë “jetike” për pozitën e Erik ten Hag, megjithatë përfundoi me rezultat ta barabartë 0:0.
Ndeshja doli të jetë shumë e qetë, me pak raste shënimi që asnjëra nga klubet nuk i finalizuan.
Rasti më i mirë për Villan ishte përmes Youri Tielemans, i cili provoi nga afërsia por që Andre Onana me një pritje fantastike ia mohoi golin.
Në anën tjetër, edhe Unitedi lehtësisht mund të shënonte përmes Bruno Fernandes, mirëpo portugezi goditi traversën.
Kështu, Villa mbetet në pozitën e pestë me 14 pikë derisa Man Unitedi zë vendin e 14-të me tetë sosh.
Kurse, Chelsea pas disa fitoreve radhazi është ndalur në shtëpi nga Nottingham Foresti, me rezultat 1:1.
“Blutë” ishin më të mirë në pjesën më të madhe të kohës, por që assesi s’ia dolën ta thyenin mbrojtjen mysafire.
Nottingham fillimisht kaloi në epërsi përmes Wood, i cili mori një asistim nga Milenkovic (50’).
Gëzimi i mysafirëve zgjati shtatë minuta, me Chelsean që u këndell përmes Madueke, pas asistimit të Cole Palmer (57’).
Chelsea në kohën shtesë kishte disa raste të arta përmes Pedro Netos si dhe Palmer, megjithatë larg konkretizimit.
Chelsea qëndron në vendin e katërt në Premierligë me 14 pikë kurse Nottingham ngrihet në pozitën e nëntë me 10 sosh.
Premier League
Mourinho shihet si pasardhësi i mundshëm i Dyche në Everton
Published
5 days agoon
5 October 2024Situata menaxheriale e Evertonit vazhdon të ndezë spekulime, me burime që tregojnë se Jose Mourinho është shfaqur si një “opsion i fortë” për të marrë drejtimin nga trajneri aktual Sean Dyche.
Sipas Football Insider, ardhja e mundshme e Mourinhos mund të përkojë me përfundimin e marrjes së klubit nga Dan Friedkin, gjë që e ka vënë të ardhmen e Dyche nën një vëzhgim intensiv.
Mourinho, i cili aktualisht drejton klubin turk Fenerbahce, ka një histori të fortë me Friedkin, pasi është emëruar nga ai në Romë në vitin 2021.
Pavarësisht se mori detyrën e Fenerbahçes vetëm këtë verë, burimet sugjerojnë që Mourinho nuk duhet të përjashtohet si kandidat për rolin e Evertonit, shkruan Onefootball.com
Premier League
Trajneri i Chelseat, Maresca: Nuk mund të garojmë me Arsenalin e Manchester Cityn
Published
6 days agoon
4 October 2024Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, është i bindur që skuadra e tij nuk mund të garojë me Manchester Cityn e Arsenalin për titullin kampion momentalisht.
Maresca ka fituar shtatë nga 10 ndeshjet e tij që kur mori drejtimin në Chelsea këtë verë, por ish-trajneri i Leicester ka minimizuar shanset e ekipit të tij për të garuar për kreun e Premierligës këtë sezon.
Pas fitores 4:2 të Chelseas ndaj Gentit në Ligën e Konferencës të enjten, ai tha: “Unë me të vërtetë nuk mendoj se mund të konkurrojmë me Cityn ose Arsenalin. Unë me të vërtetë nuk e mendoj këtë sepse nuk jemi gati. Arsyeja është se City ka punuar me të njëjtin trajner për nëntë vjet dhe Arsenali për pesë vjet. Nëse doni të konkurroni për gjëra të mëdha, ju duhet ajo kohë. Pasi Arsenali mundi PSG-në ata pyetën Luis Enriquen dhe ai tha të njëjtën gjë që Arsenali ka të njëjtin trajner për pesë vjet dhe ata vetëm një vit e gjysmë. Na imagjinoni, vetëm tre muaj… kështu që është një ndryshim i madh. Kështu që jam vërtet i bindur se nuk mund të konkurrojmë me ato klube”.
FBL-EUR-C4-CHELSEA-GENT
Ndërsa është ende herët, gjërat po shkojnë mirë në Chelsea nën drejtimin e trajnerit Maresca. Ata janë në vendin e katërt në Premierligë, vetëm dy pikë larg liderit të ligës Liverpool dhe një larg Cityt dhe Arsenalit. Por janë zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje në sezonin e ri dhe londinezët nuk kanë luajtur ende me shumicën e skuadrave në gjysmën e parë të tabelës.
Chelsea kthehet në Stamford Bridge të dielën pasdite kur pret Nottingham Forestin, përpara se skuadrat të nisen për pushimin ndërkombëtar. Në kthimin e tyre në Premierligë më 20 tetor, ata do të përballen me Liverpoolin në Anfield, që pritet të jetë testi më i vështirë deri më tani për trajnerin e ri.