Connect with us

La Liga

Po mahnit një Evropë të tërë, Girona gati të forcojë skuadrën për “luftën” e titullit të La Liga

Published

on

Pjesë e “City Football Group”, spanjollët e Girona po kthehen në ekipin e dytë më të mirë të sheikëve të Abu Dabit, teksa pas 13 ndeshjes të zhvilluara në këtë edicion të La Liga kanë arritur të regjistrojnë plot 11 fitore, 1 barazim, si dhe vetëm 1 humbje, ndaj Real Madrid, duke u pozicionuar kështu në vedndin e parë të tabelës, në kampionatin spanjoll, me 34 pikë, 2 më shumë se “galaktikët” e 4 më shumë se Barça e vendit të 3-të.

Tashmë, dordi drejtues, si dhe tekniku Miguel Angel Sanchez Munoz, Michel, kërkojnë të vazhdojnë formën fantastike të skuadrës së tyre dhe pse jo të ëndërrojnë për trofeun e parë të klubit, mirëpo arritja e trofeut kërkon përforcime të reja, gjatë merkatos së dimrit, sidomos në repartin defensiv.

Më konkretisht bëhet fjalë për “shkatërruesin” e mesfushës së Barcelona, Oriol Romeu, me 32-vjeçari, që iu bashkua “katalanasve” gjatë verës, për shifrën e 3.7 milionë eurove, mirëpo minutat e pamjaftueshme me fanellën “blaugrana”dhe për këtë arsye “veterani” i mesfushës po mendon një rikthim, në huazim të thjeshtë te Girona.

La Liga

Vinicius Junior shënon het-trik, Real Madridi e mposht me rezultat të thellë Osasunën

Published

on

Pas dy humbjeve turpëruese radhazi, Real Madridi, është kthyer në rrugën e fitoreve, duke e mposhtur me rezultat të thellë 4:0 Osasunën, në një ndeshje ku Vinicius Junior shkëlqeu duke shënuar het-trik.

Mbretërit fillimisht u mposhtën nga Barcelona, duke u turpëruar në Bernabeu, e pastaj në Ligë të Kampionëve pësuan humbje edhe nga Milani.

Sot u pa një fytyrë krejtësisht tjetër e skuadrës së Carlo Ancelottit, por sërish Kylian Mbappe pati paraqitje dëshpëruese.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 34-të, kur Vinicius Junior hapi serinë, duke shënuar për 1:0 pas asistimit të Jude Bellingham.

Tetë minuta më vonë, Bellingham e gjeti golin e parë sezonal, duke çuar shifrat në 2:0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 61-të, Vinicius Junior shënoi golin e dytë personal, për rezultatin 3:0, e asistues ishte portieri Lunin.

Ylli brazilian e kompletoi het-trikun në minutën e 69-të, kur shënoi për 4:0, pasi paraprakisht Brahim Diaz përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e mysafirëve.

Me këtë fitore, Real Madridi afrohet në gjashtë pikë me liderin, Barcelona, kur të dy skuadrat kanë zhvilluar nga 12 ndeshje në La Liga.

Continue Reading

La Liga

S’ndalet Barcelona, fiton bindshëm ndaj Espanyolit

Published

on

Barcelona e ka fituar derbin lokal ndaj Espanyol, në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga.

Blaugranasit triumfuan me rezultat 3:1, për ta rritur edhe më shumë distancën në kreun e tabelës.

Dani Olmo përfitoi nga një asistim mahnitës i Lamine Yamal për të kaluar Barcelonën në epërsi (12’).

Ishte Raphinha pastaj që shënoi një parabolë për ta dyfishuar epërsinë pas asistimit të Casados (23’).

Espanyol tentoi të këndellet duke shënuar përmes Jofre, megjithatë goli iu anulua për pozitë jashtë loje.

Pastaj, Olmo u përkujdes për golin e tretë me një super goditje nga distanca (31’).

Espanyol shënoi prapë si mysafir përmes Tejeros, por goli iu anulua sërish nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

E tëra që bëri Espanyol ishte goli i nderit i realizuar nga Puada pas asistimit të Romeros (63’).

Tani, skuadra e Hansi Flick vazhdon si lider i vetëm me 33 pikë, plot nëntë mbi Real Madridin, kurse Espanyol zë pozitën e 17-të me 10 sosh.

Continue Reading

La Liga

Triumf “katalanas” në “El Clasico”, Barça shkatërron “Galaktikët” në “Bernabeu”

Published

on

Dhuroi një spektakël të denjë, për emrin që mban kjo sfidë.

“El Clasico” spanjolle mes Real Madrid e Barcelona rezultoi të ishte edhe njëherë spektakolare, me 90 minutat që panë plot 5 gola të shënuar, ku një prej tyre u anullua e ndoshta mund të ishte më i rëndëishmi.

Kylian Mbappe hapi siparin e golave në sfidën e madhe të LaLiga, me “yllin” francez që shënoi në minutën e 30’-të, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij, por pas një rishikimi të aksionit me anë të sistemit VAR, aksioni rezultoi i parregullt, pas një pozicioni jashtë loje të sulmuesit gjatë ndërtimit të aksionit.

Ky ishte “takimi” i fundit i “Galaktikëve” me rrjetën.

Pjesa tjetër e sfidës u dominua totalisht nga “Katalanasit” e Barcelona, me “bomberin” polak, Robert Lewandowski, i cili hapi siparin e golave me një dopietë në minutat 54’ e 56’, dhe për t’u vazhduar më pas nga Lamine Yamal e Raphinha, me rrjetat e tyre në të 77’-n e 84’-tën minutë.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=