Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur pas humbjes ndaj Napolit.
Napoli siguroi fitoren 2-1 ndaj Milanit, duke iu bashkuar Atalantës në krye të tabelës me 17 pikë.
Pas humbjes, Pioli tha se e dinim se do të mundohen të shënojnë, pasi kishin shënuar edhe katër gola ndaj Liverpool (në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve).
“Napoli shënoi katër gola kundër Liverpoolit, ne nuk mund të mendonim të mos pranonim asnjë goditje kundër tyre. Ata patën vetëm katër goditje në portë”, tha trajneri i Milanit në një konferencë për shtyp pas ndeshjes.
Tutje, ai tha se ishin ekip i mirë, por se nuk kanë fat në ndeshjet direkte me Napolin.
“Ne e prisnim këtë nga ata. Ata kanë tre mesfushorë të fortë. Ata kanë anësorë të fortë, ne i dinim cilësitë e tyre. Por ne gjithashtu u treguam një ekip i mirë. Fatkeqësisht, ne nuk jemi me fat kundër Napolit në San Siro”, u shpreh italiani.
Trajneri foli edhe për tifozët, duke i cilësuar si të mrekullueshëm.
“Tifozët janë të mrekullueshëm. Ata dinë të njohin atë që ne japim. Sinqerisht, e di që jam duke stërvitur një ekip të madh. Mendoj se luajtëm më mirë se Napoli, por duhet të jemi të zemëruar dhe të pakënaqur sepse nuk morëm rezultat. Ne jemi Milan dhe duhet të luajmë gjithmonë kështu”.
Milani pas asaj humbje është në vendin e pestë me 14 pikë gjithsej.