Connect with us

Serie A

Pioli : Leao i jashtzakonshëm

Published

on

Milani triumfoi në derbi kundër Interit dhe trajneri Stefano Pioli pas ndeshjes deklaroi: “Kundërshtarët tanë duan të tregojnë se janë superiorë ndaj nesh për shumë arsye. Skuadra më ka pëlqyer shumë. Pastaj u relaksuam pak, kështu rrezikon që t’i lëshosh shumë hapësirë kundërshtarëve. Djemtë vazhdojnë të më çuditin për dëshirën që kanë për të qëndruar bashkë dhe për t’u përmirësuar. Jam një trajner i lumtur”.

Champions? Jemi rritur shumë nëpërmjet eksperiencës së grupeve të vitit të kaluar. Sot djemtë ishin të përqendruar te derbi, por megjithatë Salzburg është një ekip i rrezikshëm. Në champions duhet të jesh i përgatitur, do të bëjmë gjëra të ndryshme në krahasim me sot.

Ajo që ka rëndësi është mentaliteti i skuadrës. Sot e kemi pritur Interin pak më shumë, në këtë mënyrë ia dolëm të qëndronim kompakt e nuk i dhamë shumë hapësira. E dija që do të luanin me dy sulmues të shpejtë. Sot u munduam t’i hiqnim thellësinë dhe ia dolëm”.

“Leao? Për t’u përmirësuar nevojitet talent dhe inteligjencë. Rafa i ka të dyja. Pastaj i duhet dhënë liria që të gabojë> ne mundohemi gjithmonë që ta vendosim në kushtet më të mira të mundshme. Ai është një armë e rëndësishme për ekipin, ka një mënyrë sjellje që të mashtron, por e di që nuk duhet të kënaqet me kaq. Një djalosh i cili ka lindur me këtë talent, duhet të shohë drejt majave”.

Maignan? Nëse skuadra më çudit, Maignan nuk e bën këtë gjë. Është një person i jashtëzakonshëm. Nëse vitin e kaluar bëmë aq mirë, ishte për shkak se kemi lojtarë me cilësi dhe Maignan është një prej tyre”, tha Pioli. 

Continue Reading

Serie A

Juric në prag shkarkimi, Roma kthen vështrimin nga Roberto Mancini

Published

on

Disfata kundër Verona-s, ish ekipit të tij ku mori dhe emër, firmosi fatin e Ivan Juric, tani është thjeshtë çështje kohë që drejtuesit e Romës të shkarkojnë trajnerin. Zgjedhja e tij për të pasur Daniele de Rossin në krye të ekipit nuk rezultoi një lëvizje e goditur, ndërsa tani janë të detyruar të gjejnë një zgjidhje tjetër.

Në kryeqytetin italian ka nisur një sondazh në shkallë të gjerë për të gjetur një pasues të denjë. Emrat që qarkullojnë janë të shumtë, duke nisur nga Paulo Sousa, trajneri aktual i Ah-Ahli, për të vijuar më pas me Edin Terzic, Graham Potter dhe deri te Lampard.

Këto janë vetëm disa nga opsionet, por dëshira më e madhe e drejtuesve është Roberto Mancini. Tekniku italian sapo mbylli një aventurë të dështuar në Arabinë Saudite dhe është gati të rikthehet menjëherë në aksion, gjithnjë nëse ekziston oferta dhe projekti i duhur. Gjithsesi, përtej dëshirës apo zërave, sipas Il Messaggero-s, Mancini nuk është kontaktuar ende zyrtarisht nga drejtuesit e Romës.

Continue Reading

Serie A

Fitore në “Meazza”, Inter i bën “presion” Napoli-t për kreun e tabelës

Published

on

Nuk e nisën mirë sezonin, ama po rikuperojnë ndeshje pas ndeshje.

“Zikaltërit” e Inter kanë arritur një fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të diele, teksa ka arritur të triumfojë minimalisht 1-0 ndaj Venezia në “Giuseppe Meazza”, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Sfida pa dy gola të djemve të Simone Inzaghi, ama vetëm një ishte i rregullt, me “Demin” argjentinas, Lautaro Martinez, që shfrytëzoi në mënyrë perfekt një asist të Dimarco, duke tundur rrjetën kundërshtare për fitoren e madhe, ndërsa më herët golin e gjeti armeni Henrikh Mkthitaryan, mirëpo pas një rishikimi të aksionit me anë të sistemit VAR, gjithçka rezultoi e parregullt, pas një pozicioni jashtë loje.

Sistemi VAR anulloi edhe një gol të Venezia me miqtë që barazuan shifrat në sekondat e fundit të lojës, por pas një rishikimi të aksionit, rezultoi se gjatë ndërtimit të tij ishte kryer një ndërhyrja e gabuar, duke shpëtuar “Zikaltërit” nga një tronditje e madhe.

Falë këtij triumfi, Inter ngjitet në kuotën e 24 pikëve, vetëm 1 më pak se Napoli kryesues, me të cilët do të përballen javën e ardhsme, ndërsa skuadra e Venezia mbetet në vendin e 18-të të tabelës, me vetëm 8 pikë. /i.m /abcnews.al

Continue Reading

Serie A

Verona e befason Romën

Published

on

Abdou Harroui ka shënuar gol në minutën e 88-të për t’ia shkaktuar disfatën e katërt këtë edicion Romës në Serie A.

Verona e mposhti Romën të dielën në shtëpi me rezultatin 3:2. Ndeshja i takoi xhiros së 11-të të kampionatit italian.

Matias Soule në minutën e 28-të i barazoi shifrat për mysafirët. Giangiacomo Magnani në minutën e 34-t realizoi për 2:1.

Për 2:2 realizoi Artem Dovbyk në minutën e 53-të. Ndërsa Harroui në fund të ndeshjes realizoi për 3:2.

Roma ka 13 pikë dhe renditet në pozitën e 11-të. Verona ka një pikë më pak dhe është në vendin e 12-të.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=