Connect with us

Home

Pioli flet për Leaon

Published

on

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur në lidhje me të ardhmen e Rafael Leaos.

Që nga hapja e merkatos ‘Rossonerët’ janë në bisedime me përfaqësuesit e Leaos për zgjatjen e kontratës së tij.

Por, paga vazhdon të jetë problem kyç që marrëveshja nuk po arrihet, përcjell lajmi.net.

Së fundmi u përhapën lajme që Chelsea janë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar nga Milani për shërbimet e portugezit.

E lidhur me këtë ka folur edhe trajneri i ekipit, Stefano Pioli, duke thënë se kjo situatë nuk e shqetëson lojtarin.

“Unë nuk shoh ndonjë problem me Rafael Leao. Ai nuk shpërqendrohet nga thashethemet e transferimeve, ai fokusohet të punojë në nivelin më të mirë”, u shpreh italiani.

23 vjeçari ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text