Stefano Pioli do vazhdojë të drejtojë skuadrën e Milanit.
Piolo ka kontratë me kampionin e Italisë deri në vitin 2023, por klubi e duan më gjatë në ekip.
Sipas raportimit të ‘Tuttospor’, Milani është gati t`i japë trajnerit Stefano Pioli një zgjatje të kontratës, përcjell lajmi.net.
Marrëveshja aktuale e italianit është caktuar të skadojë në qershor 2023, dhe megjithëse, kuqezinjtë kanë një opsion për të zgjatur marrëveshjen e tij me një vit, deri në vitin 2024, ka më shumë gjasa që ata të negociojnë një zgjatje më të gjatë.
Mbetet të shihet nëse do arrijnë një akordim drejtuesit e klubit me Stefano Piolin.