Connect with us
Girl in a jacket

UEFA Champions League

Pësuan humbje nga Juventusi, Guardiola: Luajtëm shumë mirë, e dua skuadrën time

Published

on

Trajneri Pep Guardiola ka pasur lëvdata për skuadrën angleze pavarësisht humbjes nga Juventusi.

“Qytetarët” u mposhtën me rezultat 2:0 në Torino, ndërsa në 10 ndeshjet e fundit kanë regjistruar vetëm një fitore.

Sidoqoftë, Guardiola ka dhënë vetëm lëvdata për lojtarët duke i uruar për mënyrën si e zhvilluan ndeshjen.

“Luajtëm vërtetë mirë. Shumë, shumë mirë. Paraqitja jonë ishte aty”.

Kemi luajtur vërtetë mirë ndaj Juventusit. Nuk kemi humbur topa të gjatë siç ka ndodhur në të kaluarën dhe provuam, arritëm në pozicionet tona”, tha ai.

Ndërkohë, Guardiola shtoi se atmosfera është e mirë në skuadër përpos rezultateve që janë negative.

“Jemi më të mirët. E dua skuadrën time, luajtëm në mënyrën siç donim dhe rezultati nuk do të më bind të mendoj ndryshe”.

“Të enjten rikuperohemi, kemi një ditë pushim dhe përgatitemi për ndeshjen me Unitedin. Dhoma e zhveshjes është në rregull, kur fitojmë jemi të lumtur dhe nëse humbim jo. Është normale. Duhet të ngrihemi. Çfarë mund të bëjmë? Të ndihem keq për vetën time? Do të vazhdojmë përpara”, shtoi ai.

Përndryshe, përballja mes Cityt e Unitedit zhvillohet në “Etihad Stadium” me fillim nga ora 17:30.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text