Connect with us

UEFA Champions League

“Për mua është si një derbi”, mbrojtësi i Interit “presion” Cityt

Published

on

Manchester City-Inter është finalja e këtij sezoni në Champions League me dy skuadrat që do të përballen më datë 10 qershor në Stamboll. The Citizens janë autorë të një sezoni fantastik teksa deri më tani kanë fituar dy trofe, atë të Premier League dhe FA Cup. Synimi është Kupa e treti dhe ajo më e rëndësishmja për anglezët në vitet e fundit, Champions League, që do të kompletonte edhe “tripletën” e famshme të trofeve.

Mirëpo, te Inter janë të bindur se mund t’i “hedhin në erë” planet e skuadrës së Pep Guardiolës me Matteo Darmian, i cili e pranon se City është skuadra më e mirë në botë aktualisht, por pa harruar të theksojë se edhe zikaltërit kanë kualitet. Ndër të tjera, Darmian shtoi se për të është si një ndeshje derbi përballja me Cityn duke qenë se në të kaluarën 33-vjeçari ka qenë pjesë e Manchester United.

“Jam një ish-lojtar i Manchester United dhe sigurisht që në përballjen me Cityn kam një motivim ekstra. Do të jetë si një derbi kundër tyre, duhet të jemi gati. Të fokusohemi tek ndeshja jonë dhe në këtë formë mund t’i mposhtim. Nuk do të jetë e lehtë pasi ata janë skuadra më e mirë në botë, por edhe ne kemi kualitetet tona. Jemi mjaftueshëm të aftë për t’i mposhtur”, u shpreh Darmian.

UEFA Champions League

Tifozët e Crvena Zvezdas shfaqën flamurin “Kosova është Serbi”, vjen reagimi i UEFA-s

Published

on

Tifozët huliganë serb nuk lëshojnë rast për të sulmuar shtetin e Kosovës me parulla propaganduese në ndeshjet e futbollit.

Një rast i tillë ndodhi edhe mbrëmë në Beograd, aty ku ekipi serb, Crvena Zvezda u poshtërua nga Barcelona duke humbur me rezultat 2-5.

Parulla të tilla ku Kosova është e mbuluar me flamurin serb po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

UEFA deklaroi se janë duke mbledhur fakte mbi rastin, teksa thanë se klubi serb mund të dënohen pas shqyrtimit të rastit.

Raportimet dhe faktet mbi ndeshjen e luajtur mbrëmë janë duke u mbledhur dhe duke u shikuar nga ne. Atëherë kur raportohen çështje të tilla, hapen procedurat dhe nëse ato çojnë në sanksione disiplinore, ato shpallen në faqen e internetit të disiplinës së UEFA-s. Ne nuk mund të japim më shumë informacion për momentin lidhur me rastin”, shkruhet në përgjigjën e UEFA-s për Blic.

Deri në këtë moment Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk ka reaguar zyrtarisht

Continue Reading

UEFA Champions League

Barça fiton me “manita”, Raphinha e Lewandowski shkëlqejnë në Beograd

Published

on

Ishte padyshim një fitore e madhe, me të cilat duhet thënë se janë mësuar këtë sezon.

“Katalanasit” e Barcelona kanë arritur një tjetër fitore të madhe, teksa këtë herë kanë mundur me shifrat e thellë, 5-1, kampionët serb të Crvena Zvezda, në sfidën e vlefshme për xhiron e 4-t të fazës ligës së UEFA Champions League.

Protagonistët absolut të kësaj sfide ishin padyshim “bomberi” polak Robert Lewandowski, i cili realizoi një dopietë dhe braziliani Raphinha, i cili asistoi dy gola dhe shënoi një tjetër, ndërsa Inigo Martinez e Fermin Lopez për vendasit dhe Silas e Milson për vendasit vulosën rezultatin spektakolar në stadiumin “Rajko Mitic”.

Falë këtij rezultati, Barcelona ngjitet në vendin e 6-të të rënditjes, me 9 pikë, ndërsa Crvena Zvezda bie në vendin e parafundit me 0 pikë. /i.m /abcnews.al

Continue Reading

UEFA Champions League

Calhanoglu bën dallimin, Interi e fiton derbin ndaj Arsenalit

Published

on

Interi ka shënuar fitore minimale në derbin ndaj Arsenalit për Ligën e Kampionëve.

“Neurazzurët” triumfuan me rezultat 1:0, në përballjen që ishte shumë e barabartë nga fillimi.

Interi ishte më e rrezikshme në fillim, ku kishte një mundësi të mirë shënimi përmes Denzel Dumfries megjithatë traversa e shpëtoi Arsenalin.

Mysafirët pastaj kërkuan një penallti me Mikel Merinon që u godit nga Yan Sommer, por që rasti s’u rishikua nga VAR-i.

E spanjolli pastaj shkaktoi penallti, duke prekur topin me dorë brenda zonës. Nga pika e bardhë, i pagabueshëm doli të jetë Hakan Calhanoglu që kaloi Interin në epërsi (45+3’).

Arsenali provoi ta bënte përmbysje, duke rrezikuar me Kai Havertz, sidoqoftë Yan Sommer doli të jetë në vendin e duhur duke mos lejuar befasi.

Kësisoj, Interi me këto tre pikë të rëndësishme shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Arsenali bie në pozitën e 12-të me shtatë sosh.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=