AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Pas katër ndeshjeve jashtë ekipit, Amorim rikthen në skuadër Marcus Rashford

Pas katër ndeshjeve jashtë ekipit, Amorim rikthen në skuadër Marcus Rashford

Manchester United dhe Newcastle do të zhvillojnë sonte duelin përmbyllës të ditës në kuadër të xhiros së 19-të në Premier League.

E përpara këtij dueli, është bërë e ditur se Marcus Rashford është rikthyer në skuadër dhe do të jetë i gatshëm për selektim për këtë duel.

Kjo është hera e parë pas katër ndeshjeve në të cilat ai u la jashtë ekipit nga Amorim.

Lënia e tij jashtë ekipit ka ardhur si pasojë e mungesës së profesionalizmit nga ana e anglezit, për të cilin tekniku portugez e ka bërë të qartë që kur mori drejtimin e “Djajve” se do të ketë masa rigoroze dhe se do të luajnë vetëm ata që “meritojnë të luajnë”.

Ndryshe, “Djajtë” ndodhen në një formë katastrofale në Premier League, ku kanë humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit, duke u pozicionuar në vend të 14-të me 22 pikë.

Resize text