AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Pas dy barazimeve radhazi në Serie A, Milani shënon fitore me përmbysje ndaj Comos

Pas dy barazimeve radhazi në Serie A, Milani shënon fitore me përmbysje ndaj Comos

AC Milan është kthyer te fitoret në Serie A, pasi pas dy barazimeve radhazi, sot arriti të fitonte me përmbysje ndaj Comos, me rezultat 2:1.

Kuqezinjtë nuk po kalojnë momentet më të mira në elitën e futbollit italian dhe kjo fitore mund të jetë një pikë kthese.

Përballja Stadio Giuseppe Sinigaglia nisi ngadalë për të dy skuadrat, që nuk krijuan shumë raste të pastra shënimi, me pjesën e parë që u mbyll pa gola 0:0.

Të dy trajnerët e nisën pjesën e dytë me zëvendësime, duke parë rrjedhën nga pjesa e parë.

Como arriti të dalë e para në epërsi. Diao shënoi për 1:0 në minutën e 60-të, i asistuar nga Caqueret.

Reagimi i Milanit ishte i shpejtë, duke shënuar dy gola brenda pak minutave për të përmbysur gjithçka.

Fillimisht shënoi Theo Hernandez në minutën e 71-të, për të barazuar shifrat në 1:1.

Për golin e fitores u kujdes Rafa Leao, që konvertoi në gol asistimin e Tammy Abraham në minutën e 76-të.

Me rezultatin 2:1 u mbyll ndeshja, dhe Milani i kthehet fitoreve në Serie A.

Tani kuqezinjtë kanë 31 pikë nga 19 ndeshje të zhvilluara, por gjenden shumë larg skuadrave që pretendojnë titullin kampion.

Resize text