Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në një ndeshje të mbyllur në mënyrë dramatike me shifrat 3-2 në “Loro Boriçi” përballë Vllaznisë.
Ekipi i kryeqytetit zhvilloi një ndeshje thuajse perfekte, duke dominuar përballë shkodranëve që ishin të paqartë në çdo repart me veprimet e tyre. Goli spektakolar i Zabërgjës ishte ai që i dha avantazhin bluve, ndërsa më pas Nani me një kundërzbritje të shpejtë dyfishoi shifrat para pushimit. Një tjetër gol i Nani në pjesën e dytë bëri që ndeshja të dukej e mbyllur teksa Qarri dhe shtylla shmangën katastrofën për kuqeblutë.
Por fundi i ndeshjes u bë dramatik. Fillimisht i riu Spahija asistoi per golin e Çobës ne te 87. Më pas ishte vetë mbrojtësi ai i cili dy minuta më vonë tundi rrjetën për të hapur përsëri këtë ndeshje për kuqeblutë.
Por tentativat e këtyre të fundit për të gjetur golin e mrekullisë, nuk ishin rezultative e në fund ishte Dinamo që mori tre pikë mëse të merituara për atë që bëri thuajse gjatë gjithë këtij takimi. Dinamo ngjitet ne vend te dyte me 27 pike edhe pse duhet pritur qe te mbyllet java e 16-te pasi neser zbresin ne fushe Partizani dhe Egnatia.
Pikerisht te kuqte kryesojne renditjen me 28 pike dhe ndjek Dinamo me 27 pike. Ndeshja tjeter e neserme eshte ajo mes Skenderbeut qe ka nje trajner te ri tashme, Ernest Gjoka, dhe Tiranes.
Po sot u luajten edhe dy ndeshje te tjera ku bie ne sy rikthimi te fitorja per Elbasanin, me rezultatin 3-1 ndaj Bylis, qe luajti me dhjete pjesen e dyte. Ndersa mes Laçit dhe Teutës barazimi u prodhua ne 90 minuta (1-1).