Partizani permbys ndeshjën ndaj Vllaznis

0 0
Read Time:33 Second

Në krye të “Abissnet Superiore”-s mbetet përsëri Partizani. Të kuqtë kanë marrë tre pikët në Shkodër, ku kanë treguar grintën e duhur mbrëmjen e sotme. Vllaznia kalon e para në avantazh, teksa shënon në minutën e 37 me anë të Hoxhajt.

Pjesa e parë mbyllet me epërsinë e kuqebluve, ndërsa e dyta nis të flasë për Partizanin. Kur kronometri shënonte minutën e 66, Da Silva kthen baraspeshën dhe rihap sërish lojën. Të kuqtë ngulmojnë deri në fund për fitoren dhe e arrijnë falë Xhuljano Skukës. Sulmuesi i kryeqytetasve shkund rrjetën në minutën e 85 dhe përmbys rezultatin në “Loro Boriçi“. Kaq mjafton që tre pikët të shkojnë në kryeqytet.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %