Connect with us
SKY

Superliga Shqiptare

Partizani merr kreun

Published

on

Një gol i Xhuliano Skukës i ka mjaftuar Partizanit për të marrë tri pikët ndaj Laçit dhe për të qenë skuadra e vetme me pikë të plota pas dy javëve të para të Superiores.

Ekipi i Kolelës ka dominuar ndeshjen ndaj kurbinasve, por për ta vendosur këtë duel u desh një penallti e akorduar me VAR në fund të pjesës së parë, të cilën e transformoi sulmuesi i të kuqve.

Më pas, Partizani shpërdoroi disa mundësi shumë të mira për të dyfishuar rezultatin përballë Laçit që reagoi rrallëherë dhe nuk dukej aspak në lartësinë e pretendimeve që ka për këtë sezon.

Continue Reading
Advertisement

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text