AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Partizani dhe Vllaznia ruajnë kreun e Superiores

Partizani dhe Vllaznia ruajnë kreun e Superiores

Partizani ka mposhtur Teutën me rezultatin 0-2 në Durrës. Sfida ishte e vlefshme për javën e 21-të të Superiores.

Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht mbrojtësi Janjeva, u ndihmua nga devijimi i Simeut.

Më pas ishte Padstrelau, që vulosi rezultatin. Sulmuesi bjellorus u aktivizua në pjesën e dytë dhe shënoi golin e tij të parë me fanellën e Partizanit në kampionat.

Të kuqtë mbeten në krye të Superiores me 37 pikë, ndërsa Teuta ka zbritur në vendin e shtatë pasi Bylisi fitoi sfidën me Laçin.

Në ndeshjen tjetër që u luajt pasditen e sotme, ka qenë një fitore spektakolare e Vllaznisë.

Shkodranët e Tomas Brdariç mposhtën me rezultatin 0-4 Skënderbeun, ku protagonist absolut u bë bomberi Bekim Balaj, i cili realizoi tripletë, ndërkohë që golin tjetër për Vllazninë e shënoi Mala.

Falë këtij triumfi Vllaznia u ngjit në kuotën e 37 pikëve, po aq sa Partizani i vendit të parë.

Ndërkohë që Skënderbeu i Gjokës, është zhytur në fundin e tabelës me 16 pikë në 21 javë dhe një golavarazh –14.

Në duelin e radhës Skënderbeu do të presë Teutën ndërsa Vllaznia luan në shtëpi ndaj Egnatias. 

Resize text