UEFA Nations League
Paralajmërimi për tifozët para Gjeorgjisë: Bëni kujdes edhe me biletat
Published
1 month agoon
Në planin e masave të publikuar nga Policia e Shtetit për ndeshjen e Ligës së Kombeve Shqipëri-Gjeorgji janë renditur rregullat për hyrjen në stadium, por edhe masat ndaj tifozëve në rast të veprimeve të palejuara.
Tifozët, të cilët pritet të jenë rreth 22 mijë mbrëmjen e së martës në Air Albania, do të kalojnë një kontroll të imtësishëm nga policia me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.
Ndërkohë, policia risjell në kujtesë se, “veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj”.
Po ashtu, edhe hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
Policia tërheq vëmendjen edhe për biletat, duke apeluar tifozët që të jenë vigjilentë për të mos rënë pre e mashtrimit me çmimet, të cilat janë të bëra publike zyrtarisht, si dhe që të mos publikojnë në rrjete sociale biletat e blera, pasi mund të dublikohen në kundërshtim me ligjin, shkruan A2.
“Çdo biletë është e pajisur me barcode, është personale dhe duhet të mbahet vetëm nga shtetasi që e posedon, i cili sipas radhës, do të kalojë vetëm, për t’iu kontrolluar barcode nga pajisja që regjistron automatikisht çdo tentativë për të hyrë me biletë të falsifikuar ose të dublikuar. Ju informojmë se dublikimi/shumëfishimi i biletës, konsiderohet falsifikim dhe mashtrim, vepra të cilat ndëshkohen nga Kodi Penal i Shqipërisë”, njofton policia.
You may like
UEFA Nations League
Zhegrova: Në Prishtinë luajmë për fitore, për kombëtaren vij me kënaqësinë më të madhe
Published
1 day agoon
14 October 2024Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka thënë që ekipi do ta japë maksimumin në ndeshjen e së martës në Prishtinë ndaj Qipros në Ligën e Kombeve.
“Kur vij me lujtë për kombëtaren, vij me lujtë me kënaqësinë më të madhe. Në ndeshjen e kaluar kemi mujtë me lu hala ma mirë”, ka thënë Zhegrova në konferencë për media, duke iu referuar përballjes ndaj Lituanisë të shtunën.
“Besoj që ndeshjen në Prishtinë që do ta luajmë, do e japim maksimumin, dhe normalisht luajmë për fitore. Shpresoj që të shënojmë sa më shumë gola në këtë ndeshje”.
UEFA Nations League
Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Qipro
Published
2 weeks agoon
3 October 2024Kanë dalur në shitje biletat e ndeshjes mes Kosovës dhe Qipros.
Dueli zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Biletat mund t’i blini në këtë link: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
Ndeshja luhet më 15 tetor me fillim nga ora 20:45.
UEFA Nations League
Yakin: Ndeshje emocionale për Xhakën, por kurrë nuk e konsiderova mundësinë për të mos e ftuar ndaj Serbisë
Published
2 weeks agoon
3 October 2024Përzgjedhësi i Zvicrës Murat Yakin thotë se asnjëherë s’e mendoi mundësinë për ta lënë jashtë mesfushorin Granit Xhaka.
Zvicra do t’i zhvillojë dy përballje në muajin tetor, ku të shtunën më 12 tetor do të jenë mysafir i Serbisë.
Në konferencë për media ku edhe bëri me dije emrat e të ftuarve, Yakin tha se asnjëherë nuk e mendoi mundësinë për ta lënë Xhakën jashtë, shkaku që është i pazëvendësueshëm në sistemin e lojës.
“Kurrë nuk e morëm në konsideratë që të mos e merrnim Granitin me vete në Gjermani. Sigurisht është ndeshje emocionale për të, por nuk duhet gjithnjë të kujtojmë të kaluarën”.
“Granit Xhaka është rikthyer. Na ka munguar shumë ndaj Spanjës. Serbia është garuesi ynë direkt dhe ende kemi një situatë për ta rregulluar ndaj Danimarkës”.
Ndër të tjera, Yakin tha se nuk pret që Xhaka të pensionohet në të ardhmen e afërt dhe që aktualisht “Helvetikët” nuk kanë zëvendësues direkt të shqiptarit.
“Nuk mendoj se Graniti do të pensionohet në të ardhmen. Është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ta ndërtuar aksionin. Është gjithnjë i gatshëm në mesfushë. Kemi zëvendësues të mirë si Zakaria, Sierro dhe Jashari. Por, një zëvendësues direkt është vështirë për t’u gjendur”.
Tuchel në bisedime me Federatën e Anglisë për t’u bërë trajner i ‘Tre Luanëve’
Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë-Qipro
Zhegrova: Në Prishtinë luajmë për fitore, për kombëtaren vij me kënaqësinë më të madhe
Lajmet në Trend
-
Kombetarja e Kosoves7 hours ago
Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë-Qipro
-
UEFA Nations League1 day ago
Zhegrova: Në Prishtinë luajmë për fitore, për kombëtaren vij me kënaqësinë më të madhe
-
Home7 hours ago
Tuchel në bisedime me Federatën e Anglisë për t’u bërë trajner i ‘Tre Luanëve’