Connect with us

UEFA Europa League

“Paqe” mes Fenerit e Man Unitedit, fiton Tottenhami

Published

on

Manchester Unitedi nuk ka marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Fenerbahce, derisa Tottenhami shënoi fitore minimale kundër Alkmaar.

“Djajtë e Kuq” u ndalën në një barazim 1:1 te skuadra turke, sfidë që doli të jetë shumë e baraspeshuar nga fillimi.

Man Unitedi e nisi më mirë me Christian Eriksen që shënoi pas asistimit të Joshua Zirkzee (15’).

Feneri kishte disa raste shënimi por që assesi s’ia doli ta thyente mbrojtjen mysafire, me Onanan, i cili bëri pritje të jashtëzakonshme.

Sidoqoftë, në fillimin e pjesës së dytë En Nesyri me një gol të bukur e barazoi rezultatin pas asistimit të Saint-Maximin (49’).

Sfida u bë edhe më dramatike pasi trajneri Jose Mourinho u ndëshkua me karton të kuq shkaku i ankesave të shumta për një penallti të supozuar te skuadrës vendase (58’).

Si Feneri ashtu edhe Unitedi vazhduan me lojë të bukur dhe rrezikuan prapë, por që në fund u “detyruan të pajtohen me nga një pikë”.

Unitedi tani zë vendin e 21-të me tre pikë në Ligën e Evropës, kurse Fenerbahce në vendin e 15-të me pesë sosh.

Në anën tjetër, Tottenhami me mund ka triumfuar në shtëpi ndaj AZ Alkmaar me rezultat minimal 1:0.

Londinezët ishin shumë herë më të mirë por që dëshpëruan në konkretizimin e rasteve.

Richarlison e bëri dallimin me një gol nga pika e bardhë (52’).

Tottenham renditet në pozitën e dytë në fazën e ligës të Ligës së Evropës me nëntë pikë, kurse Alkmaar në pozitën e 24-të me tre sosh.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

UEFA Europa League

Man United shënon fitoren e parë në Ligën e Evropës, triumfon ndaj PAOK-ut

Published

on

Manchester Unitedi ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj PAOK-ut, që ishte e para në këtë edicion të Ligës së Evropës.

“Djajtë e Kuq” triumfuan me rezultat 2:0 ndaj skuadrës greke, ku heroi padyshim ishte Amad Diallo.

Vendasit ishin më të mirë nga fillimi por që nuk i finalizuan aksionet.

Diallo realizoi një gol të mrekullueshëm me kokë pas një harkimi të Bruno Fernandesit për t’i dhënë epërsinë Unitedit (50’).

I njëjti pastaj realizoi një supergol nga distanca për ta lënë të shtangur portierin mysafir dhe vulosur fitoren (77’).

Unitedi tani zë pozitën e 15-të në fazën e ligës të Ligës së Evropës me gjashtë pikë, ndërsa PAOK renditet në pozitën e 32-të me një sosh.

Continue Reading

UEFA Europa League

Shkëlqen Osimhen, Galata e fiton derbin ndaj Tottenhamit

Published

on

Galatasaray ka shkaktuar befasinë e mbrëmjes duke triumfuar në derbin ndaj Tottenhamit.

Skuadra turke fitoi me rezultat të ngushtë 3:2, me mysafirët që mbeten me një lojtar më pak që nga minuta e 60-të.

Pas vetëm gjashtë minutave lojë, Yunus Akgun me një eurogol vollej nga distanca e kaloi Galatan në epërsi (6’).

Tottenham pastaj e barazoi rezultatin përmes Will Lankshear, që shënoi në portën e zbrazur pas asistimit të Brennan Johnson (18’).

Sidoqoftë, ishte Victor Osimhen që shënoi një gol fantastik pas asistimit të Dries Mertens për ta rikthyer epërsinë e turqve (31’).

Nigeriani pastaj u përkujdes edhe për golin e tretë, duke realizuar pas një tjetër asistimi të Mertens (39’).

Telashet për Tottenham u shtuan kur golashënuesi Lankshear mori kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë u përjashtua nga fusha.

E tëra që mysafirët ia dolën ta bënin ishte goli i dytë, njëkohësisht i fundit në ndeshje përmes Dominic Solanke, i cili realizoi me thembër (69’).

Galata tani është lider në fazën e ligës të Ligës së Evropës me 10 pikë, ndërsa Tottenham bie në pozitën e pestë me nëntë sosh.

Continue Reading

UEFA Europa League

Europa League/ Maguire hero i “Djajve” në “Do Dragao”, Roma zhgënjen në Suedi, Lyon mund thellë Bajramin me shokë

Published

on

Ishin padyshim përballje spektakolare dhe plot surpriza.

Kanë përfunduar 9 sfidat e mbrëmjes së kësaj të enjteje dhe të fundit, të xhiros së dytë të fazës ligë, së UEFA Europa League, me 18 skudrat të cilat zbritën në fushën e blertë, që arritën të shënonin 19 gola.

Kështu, “Djajtë e Kuq” të Manchester United kanë dështimin e radhës, teksa këtë herë u barazuan në transfertën e “Do Dragao”, me rezultatin spektakolar  3-3,  me golat e Hojlund, Rashford, që u përmbysën mjaft shpejt nga Pepe dhe dopieta e spanjollit Samu Omorodion, mirëpo një goditje magjike e Harry Maguire në minutën e 91’-të shpëtoi Ten Hag nga një tjetër humbje.

Humbjes shokuese pësuan edhe “Verdhekuqtë” e Roma, me djemtë e teknikut Ivan Juric që dështuan sërish të siguronin fitoren e parë në këtë sezon të Europa League, duke u mundur me rezultatin minimal 1-0 falë goli të Baidoo në minutën e 44’-t.

Disfatës nuk i shpëtuan as Bajrami me shokë, me skocezët e Glasgow Rangers, që u mundën me shifrat 4-1, në “shtëpi” nga francezët e Olympique Lyon, ku për vendasit golin e vetëm e gjeti Laërence, ndërsa për “gjigantët” e Ligue 1 shkëlqyen Malick Fofana e Alexandre Lacazette, me nga një dopietë secili.

Ndërkaq, në sfida të tjera, Eintracht Frankfurt triumfoi thellë 3-1 transfertën e vështirë të Besiktas, Tëente barazoi 1-1 me Fenerbahce, Steaua Bucuresti fitoi 1-0, me 10 lojtarë, transfertën e PAOK, ndërsa sfidat Royal Union-Bodo/Glimt e Viktoria Plzen-Ludogorets u mbyllën me shifrat 1-1.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=