UEFA Euro 2024
“Pancerat” nuk diskutojnë kalimin në raundin e radhës, Gjermania mund pastër Hungarinë në “MHP Arena”
Published
4 months agoon
Ishte një fitore tejet e rëndësishme, për të mbyllur diskutimet mbi kualifikimin në fazën e radhës. “Pancerat” e Gjermanisë kanë lumturuar tifozët e tyre, me një fitore të pastër, 2 me 0, në “MHP Arena”, të Shtutgartit, përballë përfaqësueses së Hungarisë, në sfidën e xhiros së dytë, të Grupit A, të Euro 2024.
Nga një gol, në secilën pjesë ka mjaftuar, që djemtë e Julian Nagelsmann, të sigurojnë 3 pikët, teksa fillimisht ishte Jamal Musiala, i cili dërgoi topin në rrjetën e Gulacsi, në minutën e 23’-të të sfidës, e më pas ishte kapiteni Ilkay Gundogan, me “yllin” e “Katalansve” të Barcelona, që tundi rrjetën e miqve, për të “blinduar” fitoren.
Falë kësaj fitoreje, “Pancerat” ngjiten në kuotën e 6 pikëve, teksa qëndrojnë komodë me vendin e parë, me 3 pikë shkëputur nga Zvicra, që në mbrëmje do të përballet me Skocinë. Ndërkaq, në sfidën e radhës “Die Manschaft” do të përballet me “Helvetët” zviceranë për të diskutuar vendin e parë, ndërsa Hungaria ndodhet në vendin e fundit me 0 pikë dhe rrezikon eleminimin.
You may like
-
Milan njoftohet me humbjen e dytë këtë edicion, mposhtet nga Fiorentina
-
Nuk ka fitues në Vllaznia – Elbasani
-
Man Utd ndalet te Villa, Chelsea barazon me Nottinghamin
-
Malisheva e ka përnjëmend, përmbys Suharekën dhe vazhdon kryesimin
-
Juventus pranon golin e parë këtë edicion, Cagliari e ndal në barazim
-
Superiorja e Shqipërisë premton spektakël
UEFA Euro 2024
Trajneri i Spanjës: S’kam preferenca për finalen
Published
3 months agoon
10 July 2024Përzgjedhësi i Spanjës Luis de la Fuente thotë se nuk ka ndonjë kundërshtar favorit për finalen e “Euro 2024”.
“La Roja” bëri një përmbysje ndaj Francës për t’u kualifikuar në finalen e Kampionatit Evropian, aty ku do ta pret fituesin e përballjes Angli – Holandë.
Sidoqoftë, La Fuente insiston se nuk i intereson se më kë do të përballet ngase të dy kombëtaret do të jenë rival në nivel.
“Nuk ka rëndësi se kush kundërshtari është, tashmë kemi parë rrugëtimin që kemi bërë në Euro 2024”.
“Janë dy rivalë të mëdhenj dhe po i presim me duart e hapura”.
I pyetur nëse do të ishte më e mira për futbollin nëse Spanja mposht Anglinë në finale, La Fuente u përgjigj: “E tëra që bëjmë është të provojmë dhe të jemi të fortë në idenë tonë”.
“Jemi të lumtur që kemi arritur në finale. Kemi qenë në gjendje të mbërrijmë në finale dhe ta dërgojmë Spanjën në vendin që i përket në sport”.
Përndryshe, përballja Angli – Holandë do të nis me fillim nga ora 21:00, derisa finalja zhvillohet të dielën.
UEFA Euro 2024
Penalltia e mohuar zemëron gjermanët/ Firmosin peticionin, kërkojnë përjashtimin e arbitrit dhe përsëritjen e sfidës me Spanjën
Published
3 months agoon
8 July 2024Rrugëtimi i Gjermanisë në Kampionatin Evropian të Futbollit “Euro 2024” përfundoi të premten e shkuar mes shumë kritikave dhe pakënaqësive, në sfidën e luajtur kundër spanjollëve.
Një rast i pretenduar nga Kombëtarja e Gjermanisë për penallti, ka nxitur polemika të shumta dhe akuza për mënyrën e arbitrimit.
Për këtë situatë, tifozët e Gjermanisë kanë firmosur një peticion me anë të të cilit kërkojnë heqjen e Anthony Taylor nga lista e gjyqtarëve të UEFA-s. Në peticion, tifozët gjithashtu kërkojnë përsëritjen e sfidës mes Gjermanisë dhe Spanjës.
Ata janë të zemëruar me arbitrin anglez dhe ekipin e VAR për mohimin e një penalltie pasi spanjolli Marc Cucurella preki topin me dorën në zonë, në përpjekje për të frenuar një goditje të fortë të futbollistit gjerman Jamal Musiala.
Spanja thelloi shifrat në 2-1 në minutën e 119, me autor Mikel Merino, duke vulosur fitoren e kontestuar përballë mikpritësve të “Euro 2024”
Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka thënë se i dhemb eliminimi i skuadrës së tij nga Kampionati Evropian.
Ai tutje u shpreh se ndeshja me Spanjën ishte ballafaqim i fort.
Urime Spanjës që arriti në gjysmëfinale. Ndeshja ishte shumë e hapur në pjesën e parë. Ne ishim më të mirë në pjesën e dytën. Dhe nga minuta e 60 e tutje ne ishim padyshim skuadra më e mirë në fushë. Na dhemb shumë ky eliminim, pasi mund të reagojmë vetëm pas dy vitesh. Dhe ndoshta nuk do të kem më kurrë mundësinë të përjetoj një kompeticion të tillë në vendin tim”, tha Nagelsmann.