Connect with us

UEFA Conference League

Pa gola mes Legias së Varshavës e Dritës pas pjesës së parë, Intelektualët me një lojtar më pak në fushë

Published

on

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit mes Legias së Varshavës e Dritës që po zhvillohet në Polish Army, ku nuk pati gola në pjesën e parë, teksa Intelektualët në vazhdim do ta kenë edhe më të vështirë, pasi luajnë me një lojtar më pak.

Kjo përballje është e vlefshme për një vend në grupet e Ligës së Konferencës, ku vendimtare do të jetë ndeshja në Fadil Vokrri në kryeqytetin e Prishtinës, pas një jave.

45 minutat e pjesës së parë të takimit të sotëm u dominuan nga polakët, të cilët patën shumë raste shënimi, ku në disa prej tyre reagoi mirë portieri, Faton Maloku, për ta shpëtuar skuadrën e tij.

Në anën tjetër, Drita rrezikoi vetëm një herë, ku pas një dalje të shpejtë, qendërmbrojtësi Juan Mesa tentoi të realizonte, me goditen e tij që u ndal krejtësisht në fund nga vija mbrojtëse.

Deri në fund të pjesës së parë, të dy skuadrat treguan pjekuri, duke mos pranuar gol.

Çka vlen të ceket nga kjo pjesë e parë është që Intelektualët kanë mbetur me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 30-të, kur Hasan Gomda u ndëshkua me karton të kuq, pasi si lojtar i fundit e ndali një aksion premtues të vendasve.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text