Milan ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes ndaj Chelsea.
Ylli belg, Divock Origi është kthyer në stërvitje, pas një lëndimi që e mbajti jashtë fushave të blerta.
Trajneri Stefano Pioli mund të bëjë llogaritë edhe në sulmuesin belg, për ndeshjen e Champions League, të cilën Milan e luan ndaj Chelsea.
Sipas Vitiello, Origi sot mori pjesë në seancën stërvitore me pjesën tjetër të grupit dhe është rikuperuar plotësisht.
Lojtari mund të marrë minutat e tij qysh në ndeshjen ndaj londinezëve.
Rikthimi i tij është i rëndësishëm, pasi Milan numëron 6 lojtarë të lënduar aktualisht. Opsionet për rotacione në formacion janë minimale për Pioli.