Jan Oblak mund të përfundojë te Manchester United.
Portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Metropolitano’, dhe United shihet si një destinacion i mundshëm.
Raportime të ‘Mirror’ bëjnë të ditur se kontrata e Oblak skadon në fund të sezonit 2022/23, dhe Atletico mund të konsiderojë shitjen e tij në merkaton e janarit.
‘Los Rojiblancos’ po shqyrtojnë opsionin për të drejtuar portierin kah ‘Old Trafford’.
Trajneri i Atletico, Diego Simeone thuhet se tashmë ka identifikuar edhe zëvendësuesin e mundshëm të Oblak.
Portieri i Aston Villa, Emiliano Martinez, shihet si një nga të preferuarit e trajnerit argjentinas.
Mbetet të shihet nëse United do të bëjë ndonjë ofertë për Oblak, gjatë merkatos së janarit.