Connect with us

Transfer ZONE

Nuk po ndalen arabët, kërkojnë shërbimet e Mahrez e Aubameyang

Published

on

Klubi i Arabisë Saudite, Al-Ahli thuhet se do t’i ofrojë Riyad Mahrez 100 milionë euro (85.6 milionë £) plus bonuse, pasi ata kërkojnë ta bindin atë të largohet nga Manchester City.

Siç raportohet nga Foot Mercato, një delegacion duke përfshirë kryetarin e Al-Ahli, Waleed Muath ka qenë në Londër për të diskutuar mundësinë e marrëveshjeve në lidhje me disa lojtarë.

Mahrez, i cili fitoi tripletën me Manchester Cityn, është një nga lojtarët që po kërkohet.

Anësori 32-vjeçar ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij aktuale me Cityn.

Ai ishte një zëvendësues i papërdorur në fitoren e finales së Ligës së Kampionëve ndaj Interit.

Al-Ahli thuhet se po i ofron Mahrez 50 milionë euro plus bonuse në sezon në një kontratë dyvjeçare me opsion për një vit të tretë.

Mahrez ka qenë në City që nga viti 2018, kur u bashkua nga Leicester.

Gjatë kohës së tij te Manchester City, Mahrez ka bërë 236 paraqitje, ndërsa ka shënuar 78 gola dhe ka dhënë 59 asistime.

Ndërsa në City, Mahrez ka fituar katër herë Premier League, dy herë Kupën FA, tre herë Kupën e Ligës dhe një herë Ligën e Kampionëve.

Aktualisht ka një fokus të konsiderueshëm në futbollin e Arabisë Saudite, me Cristiano Ronaldon në Al-Nassr.

Përveç kësaj, Karim Benzema ka nënshkruar për Al-Ittihad, ku mund t’i bashkohet mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante.

Al-Ahli dhe Al-Shabab raportohet se janë gjithashtu të interesuar për nënshkrimin e sulmuesit të Chelseat, Pierre-Emerick Aubameyang.

Transfer ZONE

Chelsea futet në garë për Viktor Gyokeres

Published

on

Viktor Gyokeres është një nga sulmuesit më në formë në Evropë, pasi ai vazhdimisht shënon dhe asiston me fanellën e Sporting Lisbonës. Shumë klube të mëdha janë venë në garë për lojtarin duke përfshirë Arsenalin, Manchester United, Bayern Munich dhe Barcelonën.

Por së fundmi edhe gjiganti tjetër anglez Chelsea po shqyrton një lëvizje në janar për Viktor Gyokeres , i cili mund të largohet nga Sporting CP brenda një muaji, raporton David Ornstein i The Athletic.

Pavarësisht pritshmërive që sulmuesi suedez do të largohet nga Sporting CP në fund të sezonit, e ardhmja e 25-vjeçarit është e pasigurt pas largimit të trajnerit Ruben Amorim.

Gyokeres ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro, por ai mund të jetë në dispozicion për rreth 70 milionë euro, me Sporting të gatshëm për të negociuar.

Chelsea është e interesuar për Gyokeres prej muajsh tashmë, duke e ndjekur atë që nga vera dhe janë të gatshëm të ndërhyjnë në janar për ta transferuar në Stamford Bridges. 26-vjeçari ka pasur një nisje spektakolare të sezonit, ku në 20 ndeshje ka shënuar 24 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë në të gjitha garat.

Continue Reading

Transfer ZONE

Ansu Fati po largohet nga Barcelona për t’u transferuar tek rivali i tyre në La Liga

Published

on

Ansu Fati me shumë mundësi do të largohet nga Barcelona në vitin 2025 mes raportimeve se nuk bën pjesë në planet e Hansi Flick.

Karriera e reprezentuesit spanjoll ka marrë një kahje të padëshirueshme për të për shkak të lëndimeve të shumta, duke mos ia lejuar rritjen në nivel personal.

Flick kishte pranuar më herët për shqetësimet që ka sa i përket gjendjes fizike të 22-vjeçarit dhe faktit se a do mundet ta rikuperojë versionin e tij të dikurshëm.

Sipas një raportimi nga mediumi spanjoll Fichajes.net, Sevilla është bërë kandidati kryesor për të siguruar shërbimet e Fatit në vitin 2025, por Flick me gjasë nuk do ta lejojë largimin e tij në janar.

Fati mbetet pjesë e planeve të tij për këta muaj në vazhdim, por shitja e tij e mundshme do të ishte opsioni më i mirë për të dyja palët.

Do të jetë vet lojtari ai i cili do të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij, me kontratën e cila i skadon në vitin 2027.

Barcelona do të kërkojë një shumë prej 15 milionë eurosh për të konsideruar shitjen e tij, teksa kujtojmë se vlera e tij ka rënë dukshëm gjatë dy viteve të fundit.

Continue Reading

Transfer ZONE

Dy klube të mëdha italiane në garë për Edon Zhegrovën

Published

on

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën.

Sipas raportimeve të medieve italiane si klubi torinez edhe kryeqytetasit pritet të vazhdojnë nga puna për të tentuar afrimin e Zhegrovës këtë merkato.

Megjithatë, duket se “Bardhezinjtë” janë disi më të avantazhuar në këtë garë, kjo për shkak se “Zonja e Vjetër” ka marrëdhënie të shkëlqyera me agjentin e sulmuesit, Hasn Cetinkaya, duke qenë se është i njëjti person që shiti Denis Zakaria për 20 milionë te Monaco.

Tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e Zhergovës në fund, mirëpo ajo që dihet është 25-vjeçari është kthyer ndër lojtarët më të kërkuar të momentit

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text